LAJMI I FUNDIT:

Pasi që të prekurit me COVID-19 izoloheshin, palestinezi ngjitet në dritaren e dhomës së spitalit për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ëmës

Pasi që të prekurit me COVID-19 izoloheshin, palestinezi ngjitet në dritaren e dhomës së spitalit për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ëmës

Historia e një djali të përkushtuar i cili rrezikoi jetën dhjetëra herë duke u ngjitur në mure të larta, për ta parë nga dritarja të ëmën e tij të shtrirë në spital, po bën gjiron e botës.

Siç raporton Al Nas, Jihad Al-Suwaiti, një djalë i ri nga Palestina më saktësisht nga qyteza Beit Awa në Bregun Perëndimor, ishte ngjitur mureve deri në dritaren e repartit të kujdesit intensiv në Hebron, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ëmës që humbi betejën me COVID-19, transmeton Telegrafi.


Pacientët e infektuar me coronavirus mbahen të izoluar për të parandaluar përhapjen e mëtejme të COVID-19. Ky virus tashmë ka infektuar mbi 14 milionë njerëz në mbarë botën.

Rasmi Suëaiti, 73-vjeçe, ndërroi jetë katër ditë pasi ishte pranuar në spital, e për ta parë për herë të fundit u ngjit në dritare duke qëndruar i varur për t’i thënë përgjithmonë lamtumirës nënës.

Fotografia e 30-vjeçarit që qëndron ulur pranë dritares së dhomës ku qëndronte e ëma e tij është bërë virale në rrjete sociale. Gjithashtu është shpërndarë nga përfaqësuesi i Patriotic Vision në Kombët e Bashkuara, Mohamad Safa.

“Djali i një gruaje palestineze që ishte infektuar me COVID-19, është ngjitur nëpër mure deri në dritaren e dhomës së saj, dhe e vështroi derisa ajo ndërroi jetë”, ka shkruar Safa përbri fotgrafisë së shpërndarë.

“Djalë i mrekullueshëm, që më nxori lotët nga sytë dhe bëri që fyti im të dridhet nga dashuria dhe përkushtimi i tij për nënën”, ka shkruar një person tjetër lidhur me këtë foto.

Rasmi Suwaiti vuante nga leukemia kur rezultoi pozitive me COVID-19. Ajo ishte pranuar në spitalin e Hebronit dhe kaloi pothuajse pesë ditë, por pa ndonjë sukses – humbi betejën me coronavirusin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori