Qendra për Drejtësi Tranzicionale- SENSE, në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, kanë organizuar para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, shfaqjen e ekspozitës multimediale “Gjenocidi në tetë akte”.
Në këtë ekspozitë janë shfaqur 8 filma dokumentarë përmes së cilëve është treguar gjenocidi i ndodhur në Srebrenicë 25 vjet më parë.
Tarik Musiq, menaxher i Qendrës Kulturore Informative Boshnjake në Prishtinë, thotë për KosovaPress se kësaj kampanje që nisi në Kroaci e u zgjeruar në të gjitha vendet fqinjë, i janë bashkëngjitur 15 organizata joqeveritare.
“Është një ekspozitë multimediale që shfaqen 8 filma dokumentarë që tregojnë se çka ka ndodhur në Srebrenicë, xhirime prej Gjykatës së Hagës. Kjo ekspozitë do të zgjatë deri në ora 20:00. Ndërsa në ora 20:00 do të ndezim qira. Këtë organizim është duke e bërë Fondi për të Drejtat Humanitare, dhe Qendra Informative Boshnjake. I jemi bashkuar kampanjës prej Kroacisë, ku rreth 15 organizata joqeveritare që kanë shënuar edhe në shtetet tjera fqinjë”, tha ai për KP.
Musiq thotë se një organizim kaq i madh dhe dinjitoz po ndodh për herë të parë në Kosovë, me ç’rast falënderoi të gjithë për kontributin e dhënë në shënimin e Ditës së Gjenocidit serb në Srebrenicë.
“Është hera e parë që një organizimi kaq të madh edhe Kosova i bashkëngjitet solidaritetit për shënimin e ditës së gjenocidit që ka ndodhur në Srebrenicë. Unë i falënderoj të gjitha organizatat që na kanë ndihmuar dhe po ashtu edhe vullnetarëve që kanë qenë pjesë e këtij organizimi”, tha ai.
Po ashtu në kujtim të viktimave të Srebrenicsë, gjatë ditës,SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizuan transmetimin live të ceremonisë komemorative në Srebrenicë., si dhe u mbajt një ligjëratë “25 vjet pas gjenocidit në Srebrenicë” me ligjërues Akademik Ferid Muhić.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe