LAJMI I FUNDIT:

PDK do të iniciojë hetim parlamentar për privatizimin e ndërmarrjeve publike

PDK do të iniciojë hetim parlamentar për privatizimin e ndërmarrjeve publike

​Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka paralajmëruar sot se partia që ai drejton do të iniciojë hetim parlamentar për privatizimin e ndërmarrjeve publike.

Në një konferencë për media, Veseli tha se kërkesa e parë që do ta deponojnë në Kuvend është themelimi i një komisionit hetimor për privatizimin e ndërmarrjeve publike.

“Prandaj, PDK-ja do të ndërmarrë veprime konkrete kushtetuese e ligjore brenda Kuvendit të Kosovës për këto tema, të cilat do t’i shërbejnë vetëm interesit publik dhe nxjerrjes së të vërtetës njëherë e përgjithmonë se kush janë abuzuesit e vërtetë me emër e mbiemër të këtij vendi. Këto iniciativa nënkuptojnë themelimin e Komisioneve Hetimore për Çështje më rendësi të veçantë për publikun, si dhe propozime për plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve aktuale, duke përfshirë këtu edhe iniciativat e reja legjislative hetimore dhe gjithçka që ju mundësohet hetimeve parlamentare të pavarura e profesionale”, tha Veseli.


Lideri i PDK-së tha se nga këto veprime konkrete e iniciativa parlamentare nuk do ta përjashtohen asnjë individ politik, qoftë edhe brenda partisë që drejton.

“Prandaj, kërkesa e parë që e deponojmë këtë javë në Kuvendin e Kosovës është për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për Procesin e Privatizimit në Kosovë. Dua të siguroj të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, ndërmarrësit e bizneset që ky proces nuk është kundër tyre si dhe kundër procesit të privatizimit. Përkundrazi, si parti e qendrës së djathtë e mbështesim dhe do të angazhohemi që këtij procesi t’i sigurojmë transparencë të plotë dhe llogaridhënie deri në fund”, tha Veseli.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Veseli tha se e mbështet secilin që e mbron Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Kalo në kategori