Drejtues të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës edhe sot janë shprehur kundër vendimit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për shqiptimin e masave ndëshkuese administrative ndaj 14 kompanive të derivateve të naftës.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani në një konferencë për media shprehi shqetësimin ndaj Autoritetit të Konkurrencës, për vendimin e marrë ndaj naftëtarëve, sipas të cilit marrëveshje ndërmjet këtyre bizneseve nuk ka ndodhur as një herë apo çmim kartel.
“Vendimin e lëshuar nga Autoriteti i Konkurrencës, ne si shoqatë e kundërshtojmë fuqishëm, sepse vendimi ndaj 14 kompanive ne e cilësojmë si vendim arbitrar”, theksoi Berjani.
Edhe përfaqësues nga kompanitë ndaj të cilave janë shqiptuar masat ndëshkuese kanë kundërshtuar dënimin prej 4 milionë eurove.
Tahir Zogaj nga Shell – Al Petrol duke kundërshtuar dënimin, tha se nuk ka pasur kurrë farë marrëveshje të fshehtë dhe Autoriteti Konkurrencës ka bërë një shkelje të rëndë.
“Pa as një fakt na kanë dënuar. Nuk kemi pasur asnjë marrëveshje as që do të kemi”, theksoi ai.
Ndërsa, Arianit Koci avokat i kompanisë HIB Petrol deklaroi se vendimi i AKK është pa asnjë vlerë juridike.
“Ky dënim nuk është i plotfuqishëm. Sa i përket fitimit 128 përqind, është jo i qëndrueshëm. Ne do të kërkojmë mbrojtje ligjore, jam i bindur se në Gjykatë do ta mposhtim vendimin e Autoritetit të Konkurrencës”, theksoi ai.
Edhe përfaqësues të tjerë të kompanive që janë gjobitur nga AKK-ja kanë kundërshtuar vendimin në fjalë.
Avokati Koci në fund tha se vendimin e kanë kundërshtuar edhe Oda Ekonomike Amerikane dhe Oda Ekonomike e Kosovës dhe për këtë ai deklaroi se do t’i drejtohet edhe Kuvendit të Kosovës. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit