LAJMI I FUNDIT:

Izraeli “një hap para të tjerëve”, u dërgon mesazhe personave që kanë qenë në kontakt me persona që kishin coronavirusin

Izraeli “një hap para të tjerëve”, u dërgon mesazhe personave që kanë qenë në kontakt me persona që kishin coronavirusin

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit njoftoi të mërkurën se ka filluar përdorimin e mjeteve të mbikëqyrjes masive për të parë lëvizjet e transportuesve të coronavirusit dhe tashmë ka njoftuar se 400 persona në kontakt me ta duhet të hyjnë në karantinë.

Programi i gjurmimit elektronik, i cili po zhvillohet nga shërbimi i sigurisë për ministrinë, është përballur me kritika të ashpra, përfshirë nga anëtarët e qeverisë, dhe ligjshmëria e tij aktualisht është duke u sfiduar në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë, transmeton Telegrafi.


Ndjekja synon të paralajmërojë ata persona që ishin brenda dy metrash për 10 minuta ose më shumë, afër dikujt që kishte coronavirusin. Vetë-karantina për virusin zgjat 14 ditë.

Ministria tha se sistemi i gjurmimit tashmë ka identifikuar rreth 400 persona që ishin në kontakt me transportuesit e sëmundjes ditët e fundit.

“Në mesazh, ata u informuan për datën se kur ata ishin pranë të sëmurit dhe faktin që ata duhet të hyjnë menjëherë në karantinë [14 ditë] në shtëpi”, tha Ministria e Shëndetësisë.

Këto mesazhe nuk e identifikuan personin e infektuar me emër ose nuk jepnin detaje të tjera identifikuese.

Në mesazh thuhej: “E dashur Marina, sipas hulumtimeve epidemiologjike, ju keni qenë afër një bartësi të coronavirusit më 6 mars 2020. Ju duhet të shkoni në izolim deri në 20 mars 2020 në mënyrë që të mbroni të afërmit tuaj dhe publikun”.

Pas kësaj, bartësit u njoftuan gjithashtu se ata ishin gjurmuar nga qeveria.

Në një intervistë të mërkurën, Ministri i Sigurisë Publike, Gilad Erdan, këmbënguli që shërbimet e sigurisë vetëm gjurmonin vendndodhjet e telefonave të njerëzve dhe nuk kishin qasje në përmbajtjen në pajisjet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori