LAJMI I FUNDIT:

Këta janë super filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Këta janë super filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Këtë fundjavë, në Cineplexx mund t’i shikoni nga premierat më të fundit botërore e deri tek filmat vendorë që po vazhdojnë të korrin suksese.

Vikendi është kohë që më së miri kalohet duke shikuar filma, dhe ku t’i shikosh filmat më të ri më mirë sesa në Cineplexx.


Këtë vikend, në kinemanë në Prishtinë dhe Prizren mund t’i shikoni 7, respektivisht 6 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 12:00 deri në ora 23:00.

Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx janë:

1) I Love Tropoja

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit “2 Gisht Mjaltë”, i cili mbetet filmi më i shikuar në Cineplexx, Ermal Mamaqi sjell një komedi të re, me titullin “I Love Tropoja” mbajti  premierën këtë javë në Cineplexx.

Filmi flet për një djalë me ambicie të mëdha për jetën, i cili shpreson që së shpejti do të vendoset në pozicionin që meriton në kompaninë ku ai punon, por çuditërisht ndodh e kundërta. Djali e gjen veten aty ku nuk e kishte menduar kurrë, në një qytet verior, në Tropojë, ku duket se shpresa ka vdekur bashkë me botën në mendjen e tij.

2) Birds of Prey

Pas ndarjes nga Joker, Harley Quinn bashkohet me superheroinat Black Canary, Huntress dhe Renee Montoya për të shpëtuar një vajzë të re nga një kriminel i ligë. Filmi vjen me aktoren Margot Robbie, e cila rikthehet në rolin e famshëm të Harley Quinn, ndërsa në role tjera vijnë aktoret Rosie Perez, Mary Elisabeth Winstead, etj.

3) Bad Boys for Life

Dyshja e njohur Will Smith dhe Martin Lawrence u rikthyen së bashku me filmin Bad Boys 3.
Filmi flet për Marcus Burnett, i cili tani është një detektiv policie, dhe Mike Lowery, i cili është në krizë të jetës së tij, duke mos gjetur përmbushje në asgjë, të cilët bashkohen sërish kur një mercenar shqiptar, vëllai i të cilit ata vranë, u premton atyre një bonus të rëndësishëm.

Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen edhe filmat familjarë, Playing with Fire dhe Dolittle, që vazhdojnë të jenë përzgjedhjet kryesore të audiencave më të reja.

Në transmetim po ashtu vazhdojnë të jenë filmat “Jumanji 2”, filmi horror “The Turning”, “The Gentlemen”, ndërsa në kinemanë në Prishtinë, vazhdon ende të shfaqet komedia shqiptare “Pranverë e Paharruar në Fshatin e Harruar”.

Kinemaja në fundjavë nis punën nga ora 12:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun KËTU.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Magazina
Kalo në kategori