LAJMI I FUNDIT:

Festa e shfrenuar e Cardi B në ishujt luksozë Turks dhe Caicos për ditëlindjen e 27-të

Festa e shfrenuar e Cardi B në ishujt luksozë Turks dhe Caicos për ditëlindjen e 27-të

Reperja e famshme amerikane, Cardi B, sapo ka mbushur 27 vjeç, dhe ajo po feston larg të gjithëve me miqtë, familjen dhe me shumë argëtim në diell.

Reperja e hitit “Money” shkoi në drejtim të ishujve luksozë Turks dhe Caicos gjatë fundjavës, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Offset, motra Hennessy Carolina, fotografi Jose Guerra dhe disa miq të tjerë.


Grupi qëndroi në një vilë të mrekullueshme në plazh dhe shfrytëzoi gjithçka që kishte për të ofruar, duke ndarë aventurat e tyre në Instagram gjatë gjithë kohës.

Udhëtimi i ditëlindjes së 27-të (Foto: Instagram)

Nga jahti deri tek noti e deri te pushimet në diell, udhëtimi ka qenë i mbushur me momente relaksuese për ekuipazhin e Cardi – megjithëse grupi janë argëtuar gjatë gjithë natës.

Në një video të postuar në Instagram nga motra e Cardit, Hennessy, ylli amerikan është parë duke vallëzuar rreth një tryeze kuzhine e veshur në një palë bikini të bardhë, Louis Vuitton.

Në një tjetër postim në Instagram të Hennessy, zeshkania është parë duke brohoritur pranë Offset ndërsa ai merr po xhironte nënën e vajzës së saj.

Udhëtimi i ditëlindjes së 27-të (Foto: Instagram)

Udhëtimi ka qenë gjithashtu plot argëtim për vajzën e ditëlindjes, e cila në çdo moment shihet duke vallëzuar e zbukuruar me bikini seksuale. Offset, me të cilin ndan vajzën Kulture, një vjeçe, duket se po shijon lëvizjet e gruas së tij, duke parë me vëmendje teksa bën gjërat e saj.

E vetmja dobësi e pushimeve të ditëlindjes, sipas Cardi B ishte vajza Kulture, e cila nuk ishte e pranishme në udhëtimin e tyre. “Më mungon fëmija im”, ka shkruar ajo në një imazh të Kulture. Ajo po ashtu etiketoi datën kur u fotografua, 11 tetor, që është data e lindjes së Cardit.

Udhëtimi i ditëlindjes së 27-të (Foto: Instagram)

Theksojmë se çifti i njohur botëror në fund të shtatorit festuan dy vjet martesë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

Magazina
“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

Magazina
Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Kalo në kategori