LAJMI I FUNDIT:

RTV Dukagjini shënon 20 vjetorin e themelimit, ndryshim dhe transformim i madh në dy dekada jetë

RTV Dukagjini shënon 20 vjetorin e themelimit, ndryshim dhe transformim i madh në dy dekada jetë

Me 16 shtator të vitit 1999, kishte filluar transmentimin Radio Dukagjini, të cilës me vonë iu bashkua edhe Televizioni Dukagjini, që me kalimin e kohës për ta kthyer në një shtëpi të respektuar mediale.

Në 20 vjetorin e themelimit, RTV Dukagjini, ka shënuar sukses evident në skenën mediale në Kosovë, duke ndjekur trendet me të reja në këtë fushë.


Radio Dukagjini për vite më radhë ka mbajtur primatin si radioja më e dëgjuar në vend, por e ndjekur edhe nga shqiptarët në diasporë.

Zëvendësdrejtori i RTV Dukagjini, Dardan Belegu ka theksuar për Telegrafin se e bukura është që D – Media ka pasur zhvillim të madh brenda këtyre 20 viteve.

Ai ka treguar se ka qenë që prej fillimit pjesë e këtij medium dhe e njeh rritjen e RTV Dukagjini.

Panduri: Pas 10 vitesh RTV Dukagjini do të jetë lider në rajon dhe më gjerë
Lexo po ashtu Panduri: Pas 10 vitesh RTV Dukagjini do të jetë lider në rajon dhe më gjerë

“Radio Dukagjini edhe në vitin 2019 vazhdon me qenë radio numër një në vend, por më një staf më të madh dhe i cili ka ndryshuar kohë pas kohe, e që është shumë normale. Ato që ka kaluar në këtë periudhë, shihet që kemi RTV që përcjellet nga të gjithë shqiptarët kudo që janë”, ka shtuar Belegu.

Ndërsa, drejtori i RTV Dukagjini, Ermal Panduri në këtë përvjetor ka theksuar se RTV Dukagjini është një prej mediumeve që sjellë inovacion si në teknologji ashtu edhe në trajtimin e temave në secilin program.

Ai ka shtuar se vizioni i RTV Dukagjini është shtrirja  më e gjerë, duke i ndjekur sipas tij, trendet botërore dhe duke ju përshtatur trendeve të tëknologjisë më modern.

“E veçanta është që RTV Dukagjini ka krijuar trend të ri në televizionet e Kosovës, si radio ashtu edhe TV. Në radio qysh prej ditës së parë, 16 shtator të vitit 1999, radio ka tentuar të jap skemën programore fleksibile, ku do të kenë zë të gjithë ata që nuk i dëgjohet zëri, e prandaj edhe jemi këtu”, ka thënë Panduri.

Drejtori i “RTV Dukagjini” ka treguar se në rritjen dhe konsolidimin e mediumit të cilin e drejton ai, faktor i rëndësishëm ka qenë bashkëpunimi me portalin Telegrafi, duke prezentuar para masës programacion në televizion, radio dhe në mediat online, gjë e cila e jep hapësirë për plasimin e produktit në të gjitha platformat.

Ndryshe, Televizioni Dukagjini është kthyer në një nga brendet televizive më serioze dhe të besueshme në vend, përmes emisioneve të veçanta dhe që sjellin shikueshmëri të lartë.

RTV Dukagjini është një medium i cili ka një staf prej 120 punëtorësh, teknologji të avancuar, ambient mbresëlënës, duke bashkuar sukseshëm radion, televizionin dhe mediat online, me qëllimin e vetëm që të jenë sa më afër shikuesit dhe dëgjuesit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori