LAJMI I FUNDIT:

Italia mposht me goleadë Lihtenshtajnin

Italia mposht me goleadë Lihtenshtajnin
Festa e lojtarëve të Italisë (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Italia është treguar e pamëshirshme kundër Lihtenshtajnit (6-0) në ndeshjen kualifikuese për ‘Euro 2020’, në kuadër të Grupit J.

Stefano Sensi e nisi serinë e golave pas një harkimi nga Leonardo Spinazzola (17′). Me një përpjekje individuale, Marco Verratti e dyfishoi epërsinë (32′).


Fabio Quagliarella u bë lojtari më i moshuar që shënon për Italinë pas realizimit nga penalltia (35′). Sulmuesi 36 vjeçar e shënoi edhe golin e dytë personal në fund të pjesës së parë, sërish nga pika e bardhë (45’+3).

Fabio Quagliarella dhe Leonardo Bonucci (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë doli në skenë talenti 19 vjeçar, Moise Kean, duke shënuar në ndeshjen e dytë radhazi për kombëtaren (70′). Asistimin e dhuroi Quagliarella.

Pikërisht Fabio Quagliarellan e zëvendësoi Leonardo Pavoletti në minutën e 74, ndërsa vetëm tri minuta pasi hyri në lojë, sulmuesi i Cagliarit e shënoi golin e gjashtë për Azzurrët.

Fabio Quagliarella me dy gola ndaj Lihtenshtajnit (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Me këtë triumf, Italia është në krye të Grupit J, pasi nga dy ndeshje ka regjistruar dy fitore dhe numëron gjashtë pikë. Lihtenshtajni është në fund të grupit me asnjë pikë të arkëtuar, pasi i ka humbur që të dy ndeshjet e zhvilluara.

Në xhiron tjetër në muajin qershor, Lihtenshtajni luan si mysafir i Armenisë, kurse Azzurrët udhëtojnë në Greqi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori