LAJMI I FUNDIT:

PTHP kërkon arrest ndërkombëtar për Gruevskin dhe Boshkoskin për ngjarjet e 27 prillit

PTHP kërkon arrest ndërkombëtar për Gruevskin dhe Boshkoskin për ngjarjet e 27 prillit

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit sot deri tek Ministria për Punë të Brendshme ka dorëzuar urdhër për arrest ndërkombëtar për Nikolla Gruevskin dhe ish-punonjësin e DSK-së, Nikolla Boshkoskin, të dyshuar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill 2017.

Të dy dyshohen për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pas kryerjes së hetimeve paraprake, më 20 shkurt, prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion ka dhënë urdhër për të kryer hetim kundër pesë personave, përfshirë edhe dy personat të cilët janë të pakapshëm për organet e ndjekjes. Pastaj, prokurori duke pasur parasysh se janë përmbushur bazat ligjore deri tek gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkup 1 – Shkup paraqiti propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të gjithë të dyshuarit, me të cilën këtyre dy personave iu caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve nga dita e gjetjes së tyre”, thonë nga Prokuroria.


Gruevski që nga nëntori i viti të kaluar u arratis në Bukuresh ku fitoi azil politik, ndërsa Boshkoski më shumë se një vit është arratisur në Greqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori