LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Minatorët dolën shëndosh e mirë, falë intervenimit të ekipeve emergjente

Bahtiri: Minatorët dolën shëndosh e mirë, falë intervenimit të ekipeve emergjente

Sot në Mitrovicë, si pasojë e djegies së një trafoje, mbi 100 minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar nëpër horizontet e kësaj miniere.

“Ekipet Emergjente, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri, së bashku me zjarrfikësit kanë intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke ndalur zjarrin tek trafoja e cila ndodhet në fshatin Shupkovc. Gjithashtu ata kanë vizituar edhe minierën e Trepçës duke u dalë në ndihmë minatorëve të cilët kanë qëndruar të ngujuar në horizonte si pasojë e shkyçjes së energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin për media.


Dalin minatorët e Trepçës që ishin ngujuar 700 metra nën tokë
Lexo po ashtu Dalin minatorët e Trepçës që ishin ngujuar 700 metra nën tokë

Edhe  kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka vizituar minatorët e minierës së Trepçës, duke thënë se problemi i shkaktuar me djegien e trafos elektrike në Shupkovc  tashmë është tejkaluar, sepse është bërë kyçja e rrymës përmes një mënyre alternative.

“ Nuk ka asnjë shqetësim për minatorët sepse të gjithë kanë dalë shëndosh e mirë, faleminderit Zotit, intervenimit të ekipeve emergjente si dhe KEDS-it për këtë gjë dhe shpresojmë se kjo të mos përsëritet më”, tha kryetari Bahtiri. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Kalo në kategori