LAJMI I FUNDIT:

De Niro e quan Trumpin racist

De Niro e quan Trumpin racist
Robert De Niro (Foto: John Lamparski/Getty Images/Guliver)

Ikona hollivudiane, Robert De Niro, vazhdon të jetë një prej kritikëve më të mëdhenj të presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një intervistë për The Guardian, aktori ka thënë se kreu i Shtëpisë së Bardhë është një racist dhe një ‘supremacist’ i bardhë.

75-vjeçari vazhdon të thotë se Trump po u sjell dëm të madh Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Robert De Niro (Foto: John Lamparski/Getty Images/Guliver)

“Kur e shihni dikë siç është Trump duke u bërë president, mendoni: ‘Në rregull, të shohim se çfarë do të bëjë, ndoshta do të ndryshojë’. Megjithatë, ai po bëhet gjithnjë e më i keq. Ai është një racist i vërtetë”.

“Kam menduar se si një njujorkez e kupton diversitetin në qytet, por ai është po aq i keq siç kam menduar më herët se është dhe po bëhet gjithnjë e më i keq. Është turp. Është një gjë shumë e keqe për vendin”.

Lajmet për Robert De Niron
Lexo po ashtu Lajmet për Robert De Niron

“Po ta kishte rrugën e tij, do të përfundonim në një gjendje shumë të keqe në këtë vend. Mendoj për mënyrën si unë e kuptoj. Kanë qeshur edhe me Hitlerin. Të gjithë duken qesharakë. Hitleri është dukur qesharak, Mussolini është dukur qesharak, ashtu siç duken qesharakë edhe diktatorët dhe despotët tjerë”.

Donald Trump (Foto: Alex Wong/Getty Images/Guliver)

“Ajo që më shqetëson mua është se në të ardhmen do të ketë njerëz që Trumpin e shohin si shembull dhe në një mënyrë ai do të ketë ndikim tek ata, por ata do të jenë shumë më të mençur dhe do ta ngjyrosin karakterin e tyre me ngjyra të ndryshme dhe do të bëhen dikush me vlera të njëjta sikur të atij, por do të kenë mundësi të shkojnë shumë më larg dhe të bëjnë më tepër dëm si despotë.

“Ky është shqetësimi im. Ka njerëz që duan të bëhen si ai, por ata do të punojnë në mënyrë më të mençur se ai”, ka thënë De Niro.

Aktori hollivudian në shumë raste e ka kritikuar presidentin e SHBA-ve, ndërsa nuk i ka kursyer fjalët kur ka folur për të. /Telegrafi/

https://youtu.be/hFpFDyKeqyA

Në trend Magazina

Më shumë
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

Magazina
New York Post publikon foto lakuriq të Melanias, gruas së Donald Trump (Foto +18)

New York Post publikon foto lakuriq të Melanias, gruas së Donald Trump (Foto +18)

Kalo në kategori