LAJMI I FUNDIT:

Ndotja e ajrit në Prishtinë, rritet numri i fëmijëve me probleme në frymëmarrje

Ndotja e ajrit në Prishtinë, rritet numri i fëmijëve me probleme në frymëmarrje

Cilësia e ajrit në Prishtinë në muajt e fundit ka arritur shifra alarmante.  Sipas Qendrës për matjen e cilësisë së ajrit, të vendosur nga Ambasada Amerikane, shkalla e ndotjes ka arritur deri në 400 ppm.

Niveli i lartë i ajrit të papastër ka ndikuar edhe në shëndetin e banorëve në kryeqytet.


Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Drita Telaku, tha për Radio Kosovën se në këtë klinikë ditëve të fundit është regjistruar numër më i madh i fëmijëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Duke folur për ndikimin e ajrit të ndotur në shëndetin e fëmijëve, Telaku u ka bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë ekspozimin e fëmijëve gjatë kohës kur ajri është i ndotur.

”Në sistemin respirator sidomos te fëmijët që kanë ndjeshmëri më të madhe bronkiale, te ata ndikon më shumë. Prandaj, gjithmonë janë këshillat për prindër: vendosini fëmijëve një shall në gojë kur doni të dilni. Mundësisht në orët e mbrëmjes ose kur e vëreni që është mjegull mos i qitni fëmijët pa nevojë jashtë. Këto janë disa masa të përgjithshme, mirëpo është e pamundur të izolohesh prej ajrit, sido që të jetë”, thotë  Telaku

Mëngjesi i sotëm në Prishtinë me ajër të pashëndetshëm
Lexo po ashtu Mëngjesi i sotëm në Prishtinë me ajër të pashëndetshëm

Se ka fluks të rritur të pacientëve e konfirmon edhe kryeshefi ekzekutiv në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Sami Uka.

Këtë fluks ai e arsyeton edhe me sezonin e dimrit duke mos përjashtuar edhe ndikimin e cilësisë së ajrit.

”Vërehet një fluks më i madh i pacientëve. Mirëpo, ai fluks i rritur nuk mund t’i përshkruhet vetëm ajrit të ndotur. Është sezoni i gripave, ndërrimit të temperaturave, kështu që në përgjithësi është numër më i madh i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore te ne”, thotë Uka.

Organizata Botërore të Shëndetësisë, ka shprehur shqetësim se ndotja e ajrit është një nga kërcënuesit më të mëdhenj për shëndetin. Sipas kësaj organizate, ajri i ndotur vret mbi 7 milionë njerëz në vit.

Ndryshe për ndihmuar në përmirësimin e ajrit të ndotur në kryeqytet,  ditë më parë  është ndaluar shitja e thëngjillit (lëndë kjo që shfrytëzohet për ngrohje nga qytetarët).

Po ashtu Ministria e Ambientit ka paralajmëruar se së shpejti do të ngritët një Task forcë për ajrin e ndotur.

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori