LAJMI I FUNDIT:

“Ta Pastrojmë Kosovën”, largon pesë deponi të mëdha nga Vushtrria

“Ta Pastrojmë Kosovën”, largon pesë deponi të mëdha nga Vushtrria

Mbi katër mijë thasë me mbeturina dhe rreth 50 kamionë me mbetje inerte janë larguar nga pesë deponi ilegale të mbeturinave në Vushtrri, ku u zhvillua sot një aksion i madh pastrimi, të cilit iu bashkuan mbi 500 vullnetarë.

Aksioni i sotëm u realizua në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, ndërsa filloi në orën 11:00 nga Varrezat e Qytetit, për të vazhduar pastaj edhe në lokacionet tjera.

Drejtori Ekzekutiv i Let’s Do It, Luan Hasanaj ka thënë se është kënaqësi të jesh pjesë e një organizimi të tillë, ku janë bërë bashkë të gjithë për të përçuar një mesazh se Kosova po pastrohet dhe se për këtë po angazhohen akterë të ndryshëm.


“Është ndjenjë e mirë të shohim se si janë bashkuar niveli qendror, lokal dhe kompani që vullnetarisht janë angazhuar për eliminimin e këtyre deponive. Kjo na bën të kuptojmë se ne po ndahemi nga bërlloku. Zotohemi se do të vazhdojmë me këtë dinamikë derisa të arrijmë ta kemi Kosovën e pastër”, ka thënë Hasanaj.

Ndërsa, Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tha se qytetarët tashmë e kanë ndarë mendjen që të jetojnë pa mbeturina, teksa u zotua se Ministria që ai udhëheq do të vazhdojë investimet nëpër komuna për menaxhimin e mbeturinave.

“I falënderoj të gjithë për organizimin e sotëm. Sot patëm vullnetarë edhe klubet e gjelbra të shkollave, dhe kjo përveç pastrimit, ndikon edhe në vetëdijesimin e qytetarëve që të jetojnë në një ambient pa mbeturina. I kemi përcjellur vazhdimisht të gjitha aktivitetet që janë organizuar në Komunë e Vushtrrisë në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, dhe jemi të lumtur që tashmë qytetarët e kanë ndarë mendjen që të jetojnë në ambiente pa mbeturina. Ne zotohemi se do të investojmë sërish në menaxhimin e mbeturinave për çka do të ndajmë grante për komunat”, ka thënë Matoshi.

Aksionit iu bashkua edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili premtoi shpërndarjen e kontejnerëve për ekonomitë familjare në këtë komunë.

“Ne kemi bërë reforma sa i përket menaxhimit të mbeturinave. Këtë vit për herë të parë shërbimi i ndërmarrjeve shkon në çdo shtëpi. Në shkolla bëhet ndarja e mbeturinave dhe sot prapë jemi bashkë këtu për t’i dhënë një shtytje edhe më të madhe vetëdijesimit për mbrojtje të ambientit. Shumë shpejt do të shpërndajmë edhe 4500 kontejner për ekonomi familjare në Vushtrri. Me këto aktivitete, duke pastruar deponitë më të madhe, ne kemi bërë një sërë aktivitetesh që ndikojnë në përmirësimin e gjendjes. Do të punojmë bashkë që të arrijmë rezultat”, ka thënë Tahiri.

Aksionit të sotëm iu bashkuan edhe udhëheqës komunal të kësaj komune, klube të gjelbra të të gjitha shkollave si dhe Kryqi i Kuq.

Aksioni i sotëm në Vushtrri u ndihmua nga kompanitë “Ëenda” dhe KRM “Uniteti”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori