Udhëheqësit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë janë takuar me ministrin e Arsimit Shyqiri Bytyqi me të cilin kanë diskutuar për Ligjin për Pagat.
Në këtë takim SBASHK-u ka ngritur edhe një herë pakënaqësitë dhe kundërshtimet lidhur me Ligjin e pagave duke rikujtuar se është i papranueshëm vendi në radhitjen që i është bërë punëtorëve të arsimit në tabelorin e këtij Ligji.
“SBASHK-u ka kërkuar që ministri Bytyqi dhe kabineti i tij të angazhohen me ngulm që kërkesat e argumentuara të SBASHK-ut të përfillen nga Ministria e Administratës Publike në mënyrë që punëtorët e arsimit të kenë vend meritor në këtë radhitje”, thuhet në një komunikatë të SBASHK-ut.
Kryetari i SBASHK-ut i ka kujtuar edhe një herë ministrit Bytyqi se nëse kjo çështje nuk përfillet dhe nuk veprohet për përmirësimin e lëshimeve në Ligjin për pagat, atëherë SBASHK-u do të veprojë duke respektuar zërin e punëtorëve të arsimit dhe se viti i ri shkollor do ta gjejë në grevë të përgjithshme tërë sistemin arsimor të Kosovës.
“Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj edhe në takimin e sotëm me ministrin Bytyqi ka ripërsëritur shqetësimin e ngritur nga mësimdhënës të arsimit të mesëm të lartë lidhur me paralajmërimet nga disa DKA se do të nis së zbatuari Udhëtimi Administrativ 6/2015 e që ka të bëj me shpalljen e konkursit për vendet e punës për të gjithë ata që deri në përfundim të vitit shkollor 2017/2018 nuk kanë arritur te titulli master për lëndët e tyre. Kryetari Jasharaj i ka thënë ministrit se është e padrejtë dhe e papranueshme të veprohet sipas atij Udhëtimi Administrativ sepse mësimdhënësve në arsimin e mesëm të lartë nuk u është krijuar mundësia që të ndjekin programet adekuate për të marrë titullin master”, thuhet në komunikatë.
Siq thuhet në komunikatë Bytyqi është përgjigjur se nuk ka vend për shqetësim pasi në MASHT është formuar komisioni që do ta analizojë Udhëzimin e përmendur dhe do të zgjas afatin duke u dhënë mundësi të punësuarve në arsimin e mesëm të lartë të vazhdojnë me ngritjen profesionale për të arritur te titulli master. Ai ka shtuar se këto afate nuk mund të shtyhen në pafundësi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite