LAJMI I FUNDIT:

“Ishulli i vdekjes nga prapa”: Rrëfimi për të kaluarën e errët të ishullit Sentosa, vendit ku do të mbahet samiti Trump-Kim (Foto)

“Ishulli i vdekjes nga prapa”: Rrëfimi për të kaluarën e errët të ishullit Sentosa, vendit ku do të mbahet samiti Trump-Kim (Foto)

Vendi për samitin e javës së ardhshme në Singapor midis presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un është vendi i plazheve të bukura, kazinove dhe disa prej fushave më të mira të golfit në Azi.

Por, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ishulli Sentosa – ku presidenti i SHBA-ve dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut do të takohen më 12 qershor – ka një të kaluar të errët.


Ndërkohë që emri i tij bashkëkohor do të thotë “paqe dhe qetësi”, Sentosa u përdor si një burg japonez i kampit të luftës për ushtarët britanikë dhe australianë, pasi forcat aleate iu dorëzuan japonezëve në 1942.

Ishte gjithashtu vendi i ekzekutimeve përmbledhëse të një numri të madh të kinezëve të Singaporit – përfshirë civilët – të dyshuar për përfshirje në aktivitetet anti-japoneze. Shumë nga vrasjet u kryen në plazhin e ishullit.

Deri në vitin 1972 Sentosa njihej si Pulau Belakang Mati – përkthyer si “ishulli i vdekjes nga prapa” – por u riemërua si pjesë e një fushate qeveritare të Singaporit për ta kthyer atë në një ishull turistik.

Gjithsesi, sipas mediave, përcjell Telegrafi, vendimi për të mbajtur samitin në Sentosa ka kuptim logjistik.

I vendosur vetëm gjysmë kilometër nga bregu jugor i ishullit kryesor të Singaporit, ai ofron izolim dhe privatësi dhe do të jetë relativisht e lehtë për tu siguruar.

“Vendi për samitin e Singaporit në mes të Presidentit amerikan dhe udhëheqësit Kim Jong-un do të jetë Hotel Capella në Sentosa Island”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, të martën.

Më parë të njëjtën ditë, Trump shkroi: “Takimi në Singapor me Korenë e Veriut shpresoj do të jetë fillimi i diçkaje të madhe … së shpejti do të shohim!”

Samiti i tyre, që do të fillojë në orën 9 të mëngjesit të së martës së ardhshme, do të jetë i pari midis udhëheqësve të SHBA dhe të Koresë së Veriut.

Ata do të përqendrohen në denuklearizimin e gadishullit Korean, pak javë pas një takimi historik midis Kim dhe presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Ndërkohë, burimet e njohura me aranzhimet kanë thënë se diplomatët amerikanë kishin zgjedhur ishullin, i cili është i lidhur me ishullin kryesor të Singaporit nga një rrugë e vetme, që mund të mbyllet lehtësisht në trafik.

Autoritetet e Singaporit kanë vënë në “shënjestër” një pjesë të ishullit që rrethon hotelin Capella si një zonë të veçantë sigurie në ditët rreth samitit.

Sipas gazetës së qeverisë, në zonën speciale do të ndalohen armë, zhurma, sisteme zërimi dhe banderola, me policinë që lejohet të kryejë kërkime trupore për ata që hyjnë në zonë.

Duke dhënë detaje tjera rreth ishullit, mediat shkruajnë se Sentosa është gjithashtu shtëpia e disa prej banorëve më të pasur të qytetit-shtet, me vila që kushtojnë deri në 30 milionë dollarë.

Vendosur në 30 hektarë tokë, projektuar nga arkitekti britanik Norman Foster, hoteli ka pritur edhe yje si Madonna dhe Lady Gaga.

Gjithsesi, në këtë hotel nuk do të ketë më rezervime, deri në përfundimin e samitit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori