LAJMI I FUNDIT:

Baku, dhjetëra të vdekur nga zjarri në një qendër të rehabilitimit nga droga Baku

Baku, dhjetëra të vdekur nga zjarri në një qendër të rehabilitimit nga droga Baku

Njëzetedy njerëz kanë vdekur nga zjarri në një qendër të rehabilitimit nga droga në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë thënë se tre persona janë shtruar në spital.


Shkaku definitiv i zjarrit nuk dihet ende, edhe pse një deklaratë zyrtare e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, e Ministrisë së Shëndetësisë dhe e asaj të Brendshme thotë se dyshimet bien mbi rrjetin e energjisë elektrike, transmeton Evropa e Lirë. Ministria e Emergjencave tha se zjarri është shuar dhe se detaje të tjera do të jepen më vonë.

Zyrtarë të lartë të shtetit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Foto: Reuters