LAJMI I FUNDIT:

Çun Lajçi: Po ia mbani gajlen Ramushit a merr a nuk merr vizë (Foto)

Çun Lajçi: Po ia mbani gajlen Ramushit a merr a nuk merr vizë (Foto)

Aktori i njohur Çun Lajçi është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale dhe shumë i komentuar në statuset e tij.

Jo të pakta kanë qenë rastet kur i njëjti ka komentuar edhe ngjarjet e ndryshme politike në vend.


Së fundmi, ai ka bërë një shkrim në rrjetin social Facebook drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj, lidhur me thashethemet për refuzimin e vizës për në ShBA.

Ai e ka quajtur kryeministrin e Kosovës si pro-amerikan dhe të interesuar drejt shtyrjes së proceseve demokratike përpara, ndërsa ka thënë se bllokadë për këtë gjë sipas tij është kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili nuk procedon Demarkacionin apo vendimin kundër Gjykatës Speciale.

Ky është shkrimi i plotë i Çun Lajçit në Kosovë:

“Z.Ramush, Amerika je Ti e Kosova krejt Amerikane Dhe prap po ia mbani gajlen Ramushit a merr a nuk merr vizë. Kqyrni more punët e juve, se Amerika njerëzit e vet ( e Ramushi asht krejtsisht Pro Amerikan ) i teston nganjiherë sa janë t’gatshem t’i çojnë n’vend porositë demokratike, andaj edhe e vonon dhanjen e vizave, e jo pse Ramushit s’i ipet viza pse Ai qenka kundër Specialës apo Demarkacionit, jo, po pse Kadria asht frigacak dhe nuk e procedon në Kuvend as njenën as tjetrën për shkak numërash. Amerika e Ramushi janë nji e Kosova krejtësisht Amerikane. Mos u hamend z. Kryeministër se Amerikën e ke udhërrefyes dhe nuk ke pse të kthehesh mbrapa siç po të sygjerojnë Thaçi e Veseli, këta nënshkrues t’gabueshëm e hiliçar” (sic.), ka shkruar Lajçi. /Telegrafi/