LAJMI I FUNDIT:

Projekti i parë në Maqedoni për ndërtimin e stacionit për kafshët endacake

Projekti i parë në Maqedoni për ndërtimin e stacionit për kafshët endacake

Komuna Qendër – Shkup e filloi procedurën për zgjidhjen e problemit me kafshët endacake. Në buxhetin e vitit 2018 janë paraparë 6 milionë denarë për ndërtimin e stacionit për strehimin e kafshëve endacake në territorin e komunës.

Deri më tani nuk ka pasur proekt për ndërtimin e stacionit të këtillë dhe komuna Qendër do të jetë komuna e parë e cila do të ndërtojë stacion të këtillë që do të jetë shembull për qasje më humane ndaj problemeve me qentë dhe macet endacake.

“Me këtë projekt do t’i japim fund çështjes së qenve endacakë të cilët lëvizin në pjesën qendrore të qytetit, do të parandalohet përhapja e sëmundjeve ngjitëse dhe do të ketë siguri për fëmijët dhe qytetarët në përgjithësi”, thuhet në kumtesën e komunës./Telegrafi/