LAJMI I FUNDIT:

ICK pranon ekipe të reja në inkubator

ICK pranon ekipe të reja në inkubator

Innovation Centre Kosovo (ICK) ka hapur thirrjen e gjashtëmbëdhjetë për pranimin e ekipeve të reja në inkubatorin e biznesit, në fushën e FinTech.

Të gjithë të rinjtë, qytetarë të Republikës së Kosovës, me ide biznesi në fushën e “FinTech” (teknologjia në fushën e sektorit financiar) e kanë mundësinë e jetësimit të projekteve nëpërmjet thirrjes së gjashtëmbëdhjetë të Innovation Centre Kosovo (ICK).

Kjo thirrje vlen për të gjitha idetë inovative, për shërbimet digjitale/mobile bankare, analizat e të dhënave, pagesat, valutat digjitale, blockchain, sigurinë dhe më shumë.


Thirrja e cila financohet nga Ambasada e Suedisë dhe Agjencioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar “Deutsche Gesellschaft für internacionale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, ka për qëllim stimulimin e ideve inovative, promovimin e shërbimeve digjitale financiare, krijimin e bizneseve të reja dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Në këtë thirrje mund të aplikojnë edhe bizneset aktive, por të cilat nuk janë më të vjetra se dy vite.

Ekipet (bizneset startup) të përzgjedhura do të kenë mundësinë të përfitojnë deri në 10,000 Euro grante dhe shërbime, ambiente moderne pune, konsulencë, mentorim, trajnime, promovim, gjetje të investitorëve, pjesëmarrje në ngjarje vendore dhe ndërkombëtare, licenca të platformave globale si Microsoft, Google, Amazon etj.

Afati i fundit për aplikim është 27 Tetor 2017.

Apliko ONLINE