Trajneri personal i cili ushqehet vetëm 2 herë në ditë zbulon pse asnjëherë nuk ka përdorur shejk proteinash (Foto)
Në botën e çmendur të fitnesit, shejkat me proteina janë ‘aksesorë’ i domosdoshëm për shumicën e adhuruesve të palestrës.
Fillestarëve u premtohet se përdorimi i tyre do t’jua riparoj muskujt dhe ta parandalojë djegien dy-ditore të tyre, transmeton Telegrafi.
Por jo gjithkush përdor shejk proteinash – Max Lowery, 27 vjeçar, tregon se asnjëherë në jetën e tij nuk ka përdorur shejk proteinash.
Para se të bëhej trajner personal, Lowery kishte qenë sprinter profesionist për katër vite, ndërsa ka rrëfyer për ‘Business Insider’ se asnjëherë nuk ka përdorur shejk proteinash, dhe as që synon ta bëjë këtë.
Ai beson se shejkat me proteina janë të panevojshëm për rreth 90 për qind të njerëzve.
https://www.instagram.com/p/BMM17k2Ao-A/
“Të vetmit që mund të përfitojnë nga shejkat me proteina janë veganët të cilët nuk kujdesen edhe aq për dietën e tyre – kësisoj shejkat me proteina janë mënyrë për të konsumuar proteina – ose atletët elitë të cilët ushtrojnë dy herë në ditë dhe gjashtë ditë në javë.
Fillestarëve u nevojiten rreth 60-70g proteinë, ndërsa personave të cilët ushtrojnë mesatarisht tri herë në javë u duhen 1.2g-2g proteina për kilogram të peshës së trupit. Pra këtë sasi lehtë mund ta merrni edhe duke ngrënë ushqim normal.
Në fakt sasia e madhe e proteinave mund ta shkaktojë edhe procesin e glikogjenezës”, ka rrëfyer ai, transmeton Telegrafi.
Lowery nuk është as i bindur mirë se çfarë në të vërtet përmbajnë këto pije.
https://www.instagram.com/p/BWksFQgB32A/
“Shumica e shajkave janë të mbushur me aromatizues artificialë, dhe kompanitë i përdorin këta përbërës sepse krijojnë varësi dhe i dërgojnë trurit sinjal të vazhdojë të konsumojë”, ka shtuar ai.
Sa i përket studimeve të cilat e mbështesin konsumimin e shejkave me proteina pas një sesioni të vështirë ushtrimor, Lowery thotë se njëjtë sikurse me shumicën e produkteve ushqimore, kompanitë i financojnë studimet sepse kanë interes në rezultate pozitive. Ndikim të madh për këtë kanë edhe yjet e palestrës në Instagram, të cilët paguhen me mijëra euro për t’i promovuar produktet e caktuara të kompanive që merren me shitje të produkte të tilla.
https://www.instagram.com/p/BTVq_GaBxDt/
“Fatkeqësisht njerëzit i shikojnë këta yje fitnesi dhe besojnë se do të duken si ta vetëm se përdorin shejk proteinash. Kjo është e pavërtetë. Ata duken asisoj sepse ushtrojnë shumë dhe ushqehen mirë. Nuk ka ndonjë mënyrë të shpejt për të fituar trup të shëndetshëm dhe seksi, prandaj mos i hidhni paratë në bërllok duke konsumuar pluhur! Hani ushqim të vërtetë”, ka përfunduar Lowery! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Vendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
Soda e bukës dhe uthulla janë produkte të përkryera për heqjen e njollave kokëforte tek enët
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Tre shenjat e zodiakut që janë idealistët më të mëdhenj dhe duan të ndryshojnë botën për mirë
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova