Reperi i njohur 2po2 ka qenë padyshim një nga më të suksesshmit në estradë gjatë vitit 2016.
Shumë këngë, klipe e bashkëpunime të suksesshme u publikuan këtë vit nga reperi, teksa befasia më e madhe erdhi me realizimin e projektit gjigant, albumit “2020”.
Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, 2po2 ka rrëfyer për më të rejat, teksa ka shpalosur detaje rreth albumit të ri, për të cilin thotë se me këtë projekt shënon 20 vjetorin e karrierës prej reperi.
2po2, keni realizuar së fundmi albumin tuaj më të ri “2020”. Na flisni pak më shumë në tërësi rreth këtij projekti?
Po, albumi “2020” jo vetëm që ka përfunduar realizimin si projekt, por janë përfunduar edhe të gjitha videoklipet e këngëve, dhe po publikohen njëra pas tjetrës. Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij albumi.
Përse “2020”?
“2020” është për dy arsye, njëra që simbolizon 20 vite karrierë, dhe e dyta për me tregu që jam në hap me kohën, por minimum katër vite përpara(qesh).
Cilën nga këngët e albumit e keni më shumë për zemër, dhe cili ju ka marrë kohë më shumë për tu punuar?
Nuk është ndonjë këngë që do të mund ta veçoja nga të tjerat, por “El Chapo” është kënga që jam shprehur pa dorëza, kurse kënga që më ka marrë më së shumti kohë në realizimin e saj është “Çka ka fytyra jem”.
Keni realizuar disa duete me nipin, reperin e njohur tashmë Capital T. Na trego pak si qëndron marrëdhënia juaj dajë-nip?
Aspak nuk shkojmë mire! As që flasim me njëri tjetrin bile (qesh).
Sa jeni krenar për suksesin e Trimit, dhe a ndikoni në karrierën e tij?
Sa mundem me qenë i kënaqur me nipin që veç sa i ka mbushur 24 vjet, dhe ka dhjetë vjet karrierë të suksesshme! Vazhdon edhe tani të jetë shumë produktiv, i talentuar, madje edhe jashtëzakonisht profitabil. Ndoshta kam ende ndikim virtual, përndryshe ai tani është i pavarur, dhe me një ekip përreth.
Si ka qenë për ty në tërësi 2016-ta?
Ky vit mund të them që ka qenë i jashtëzakonshëm. Me shumë punë dhe angazhime.
Dimë që jeni tip shumë familjar. Na trego pak si do e festosh festën e Vitit të Ri? Me familje? Ke planifikuar të bësh dhurata?
Festat e fundvitit do i kaloj në mes të SHBA-së dhe Zvicrës në turne, por normalisht që do kem edhe familjen time pranë. Sigurisht se do kujdesem që të ketë edhe disa dhurata simbolike nga unë.
A ke besuar ndonjëherë si i vogël te “Babagjyshi i Vitit të Ri”?
Jo, asnjëherë!
Bashkëpunimi me Unikkatil ishte vërtet një sukses i madh. Si erdhi ideja për bashkëpunim dhe si arrite ta bindësh Viktorin t’i rikthehet dueteve dhe këngëve me klip?
Idea për bashkëpunim nuk ka ardhur, por ka qenë gjithnjë plan me Unikkatilin, dhe nuk e di pse të gjithë më bëjnë të njëjtën pyetje, si e binda? Nuk pata nevojë ta bind, sepse përpara se bashkëpunëtorë, ne jemi shokë shumë të mirë, ne vetëm bëjmë llafe të ndryshme, vjen propozimi dhe kur mendojmë se është moment i duhur realizojmë projekte.
Në këtë kohë ‘krize’ realizuat album. Sa ishte e vështirë, dhe a mendoni që albumet sot shumë vështirë mund të depërtojnë dhe të kenë sukses në treg?
Nuk është e lehtë që në ditët e sotme të kesh një album, duke pasur parasysh se për ta realizuar duhet shumë kreativitet, plus një ekip e madhe përreth, “beat-makera”, studio, instrumentistë etj. Por mendoj për një artist, albumi është CV-ja më e mire dhe e nevojshme për me qenë sa më afër me publikun, plus vullneti i madh për punë.
Cili është mesazhi yt për lexuesit. Çfarë iu uron atyre për vitin e ri 2017?
Ju falënderoj unë shumë juve për interesim, gjersa uroj që viti 2017 t’iu sjellë të gjitha ato që prisni dhe dëshironi nga e ardhmja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Phd. Xhavit Lipaj: Zvicra për Demencën – ndër vendet lider në botë për sistemin e saj shëndetësor
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A