LAJMI I FUNDIT:

Mediat britanike shkruajnë për Shqipërinë: Plazhe të mahnitshme dhe birra të lira

Mediat britanike shkruajnë për Shqipërinë: Plazhe të mahnitshme dhe birra të lira

Tabloidi britanik Daily Express përmes një shkrimi ka treguar për perlën e panjohur të Evropës, Shqipërinë, duke  lavdëruar plazhet e pa ngarkuara me njerëz, detin e kaltër si qielli dhe birrat “më të lira se £1.”

Nëse dëshironi diçka më ndryshe se zakonisht, atëherë duhet të konsideroni Shqipërinë, perlë e vërtetë e oqeanit Adriatik.

E strehuar mes Greqisë dhe ndanë të njëjtin oqean me Venicën, Shqipëria ende mbetet vend i panjohur nga turistët, e kjo mund të jetë për shkak të historisë komuniste që ka, shkruan Express, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, e gjithë ajo histori ka kaluar dhe Shqipëria mbetet shtet paqësor dhe jashtëzakonisht i sigurt për t’u vizituar. Megjithatë, vlen të ceket se Shqipëria më së shumti vizitohet nga fqinjët e saj.

Albania-riviera-575126

Me bukurinë natyrore që i bën rival çdo regjioni bregdetar, Shqipëria është yllthi i Adriatikut, prandaj vizitimi i këtij vendi është më se i domosdoshëm.

Gjithashtu, mos harroni bregun Jon, shtëpi e shumë ishujve të njohur, përfshirë Kefaloninë dhe Korfuzin, e gjithashtu bregun e mahnitshëm të Sicilisë.

Për ata që dëshirojnë ta vizitojnë këtë shtet, duhet ta kenë në mendje se bukuria natyrore, peizazhet e mahnitshme dhe trashëgimia kulturore nuk do të hezitojnë t’ju magjepsin.

Ndërsa ata që duan ta shijojnë një birrë të mirë, mund ta blejnë atë për më pak se një funt, gjë që e bën Shqipërinë vendin më të lirë në Evropë për të shijuar një birrë të ftohët në plazhin e nxehtë.

Gjithsesi, siç e cekëm më lart, përveç plazheve magjepsëse, Shqipëria ju ofron të vizitoni edhe trashëgimi kulturore të mbrojtura nga UNESCO, transmeton Telegrafi.

Albania-bridge-575129

Duke filluar nga qyteti i gurit të Gjirokastrës, e deri tek bukuria e Beratit – ky vend është i mahnitshëm për eksplorimin e vendeve historike.

Ndërsa, nëse jeni person që ju pëlqen jeta e natës, atëherë kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, është vend vibrant dhe argëtues, i mbushur me shumë kafene, klube të natës dhe arkitektura shumëngjyrëshe të epokës komuniste që do t’ua plotësojë çdo dëshirë që e keni.

Nëse brengoseni se ky qytet kozmopolitan do t’ju lë pa para, mos u brengosni, pasi që çmimi për tri shujta në ditë është rreth 15 funte.

Sidoqoftë, për shumicën e njerëzve qëllim kryesor mbetet shijimi i plazheve mbresëlënëse të “Riviera”.

riviera 1

Riveria është zona bregdetare që rrjedh përgjatë detit Jon, e takohet me Adriatikun.

Përderisa turizmi është në rritje, Shqipëria ende mbetet perlë e fshehur, por që do të zbulohet shpejt.

Ushqimi dhe vera e shijshme kanë çmime të lira, ndërsa plazhet duhet t’i shijoni të gjitha vet para se të del në shesh sekreti Shqipëri. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Intimitet dhe Pasion
Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...

Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...

Intimitet dhe Pasion
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

A e dini se...
Kalo në kategori