LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive, refuzoi Kosovën katër herë, Veseli i bashkohet Shqipërisë

Ekskluzive, refuzoi Kosovën katër herë, Veseli i bashkohet Shqipërisë

Ndeshja Kosovë – Shqipëri po afrohet çdo ditë e më shumë dhe kështu edhe publikut iu intereson lojtarët që do të jenë të grumbulluar nga të dyja taborët.

Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur t’i mbledh ngadalë por sigurt lojtarët më të mirë të saj, ku së fundmi kanë pranuar ftesën me kënaqësi dhe krenari mbrojtësi më i mirë shqiptar në elitën e futbollit zviceran Alban Pnishi dhe njëri nga mesfushorët më të mirë në këtë ligë, Hekuran Kryeziu.

Shqipëria me trajnerin e saj Gianni De Biasi iu kanë kundërpërgjigjur Kosovës, duke i dërguar ftesë zyrtare mbrojtësit të Luganos, Federik Veseli.


Burime të Telegrafit kanë konfirmuar se Veseli ka pranuar ftesën që të luaj me Shqipërinë, pikërisht ndaj Kosovës që e ka ftuar që nga dita e parë djaloshin 22-vjeçar që ka pas rënie drastike në karrierën e tij.

Fillimisht pjesë e grupmoshave të dy skuadrave Manchester City e Manchester United, por tani asgjë mirë për të, duke kaluar nëpër ligat e ulëta të Anglisë me skuadrat si Bury e Port Vale.

Veseli ishte kontaktuar disa herë nga përzgjedhësi i Kosovës Albert Bunjaku, duke i premtuar këtij të fundit se do ta pranonte ftesën, mirëpo një gjë e tillë asnjëherë nuk ndodhi, transmeton Telegrafi.

Pas refuzimit të Kosovës, Federiku që aktivizohet tek skuadra e Luganos do të luaj pikërisht ndaj vendlindjes së tij por me fanellën e Kombëtares shqiptare.

Sigurisht që deri tek ky vendim ka ndikuar edhe kualifikimi i Shqipërisë për në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’, por djaloshi me njëfarë mënyre ‘tradhtoi’, Kosovën duke i premtuar katër herë se do të grumbullohet dhe në momentet e fundit duke mos u përgjigjur në telefon.

E mira e kësaj ‘tradhtie’, është që Veseli do të luaj për me fanellën e Kombëtares shqiptare dhe jo të ndonjë përfaqësuese tjetër. /Telegrafi/

Një shkrim në Gazetën Arena një vit më parë kur u konfirmua ardhja e Federik Veselit te Kosova, por ajo ardhje fatkeqësisht nuk ndodhi asnjëherë.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori