LAJMI I FUNDIT:

Çaji i gjelbër largon erën e keqe të gojës

Çaji i gjelbër largon erën e keqe të gojës

Hulumtuesit e Institutit izraelit për teknologji pohojnë se çaji i gjelbër mposht erën e keqe të gojës, por edhe reduktoni rrezikun nga zhvillimi i kariesit dhe kancerit të gojës.

Kështu të paktën pohojnë hulumtuesit e Institutit izraelit për teknologji, të cilët kanë studiuar çajin e gjelbër.

Tashmë dihet që kjo pije e shëndetshme mund të ndihmojë në mbrojtje nga sëmundja e Parkinsonit ose Alzheimerit, shkëlqyeshëm ka ndihmuar edhe në luftën kundër kilogramëve të tepërt por edhe në uljen e kolesterinës.

Çaji i gjelbër paraqet minierë të vërtetë antioksidantësh të cilët parandalojnë grumbullimin e molekulave të dëmshme në organizëm.


Çaji i gjelbër fitohet nga bima e njëjtë si ai i ziu, por procesohet në mënyrë të ndryshme, çka do të thotë që përmban më pak kafeinë dhe më shumë polifenole. Pikërisht në polifenolet qëndrojnë përfitimet e tij!

Kështu dy filxhanë me çaj e pasurojnë organizmin me sasinë e njëjtë të antioksidantëve sikur edhe pesë porcione me perime dhe dy molla. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori