LAJMI I FUNDIT:

50 cent shkruan për Lindita Halimin dhe këngën ‘Now’

50 cent shkruan për Lindita Halimin dhe këngën ‘Now’

Ajo ka njoftuar se këngën “Now” do ta performojë për herë të parë gjatë turit në Eurovision, ndërsa videoklipi i këngës do të publikohet menjëherë pas kësaj gare, në muajin maj.

Ende pa i bërë një javë nga publikimi, kënga “Now” e Lindita Halimit duket se po pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga audienca në mbarë botën. “This is 50”, faqja zyrtare e 50 cent-it shkrimin e magazinës “Wazzuptonight” që flet për Lindita Halimin dhe këngën “Now”, e kanë publikuar edhe në faqen e tyre duke i ftuar njerëzit që ta dëgjojnë hitin e kësaj vere.


“Kush do e mendonte që vajza që mbërriti në Shtete e Bashkuara të Amerikës nga Kosova në vitin 2013-të, do të kalojë shumë shpejt në një ikonë të pop-it, , shkruan KultPlus.

Me një përmbledhje të sukseseve të saj, ajo me këngën më të re “Now”, po qëndron në top listat e radiove duke dhënë një shenjë të fortë që sivjet kjo këngë do të jetë një hit veror”, thuhet në shkrimin e “Wazzuptonight” të publikuar edhe te “This is 50”, për këngën e Lindita Halimit “Now”.

Lindita Halimi, sivjet është përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion 2017-të me këngën “World”, ajo ka njoftuar se këngën “Now” do ta performojë për herë të parë gjatë turit në Eurovision, ndërsa videoklipi i këngës do të publikohet menjëherë pas kësaj gare, në muajin maj.