LAJMI I FUNDIT:

2 Ton të premten lanson projektin e ri muzikor

2 Ton të premten lanson projektin e ri muzikor
2 Ton Foto: Instagram/2tonofficial

Rep-artisti i njohur, 2 Ton, vazhdon të jetë ndër më të preferuarit në estradën shqiptare.

Ai për vite të tëra ka rezultuar mjaft aktiv me prurjet muzikore, të cilët marrin milionë klikime në platforma digjitale.


Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se së shpejti do të lansojë këngën e re.

Foto: Instastory

Artisti zgjodhi që të mos zbulojë detaje të tjera, përpos datës së lansimit, që do të jetë të premten (18 qershor).

Vlen të përmendet se 2 Ton ka filluar edhe me koncerte, derisa të fundit e pati në Shkodër.

View this post on Instagram

A post shared by 2 Ton (@2tonofficial)

“Aktore” në anën tjetër është hiti tij i fundit, që u prit jashtëzakonisht mirë nga dëgjuesit e muzikës së tij. /Telegrafi/