LAJMI I FUNDIT:

2 Ton shtyn publikimin e këngës së re, me rastin e vdekjes së aktorit Rasim Thaçi – Cima

2 Ton shtyn publikimin e këngës së re, me rastin e vdekjes së aktorit Rasim Thaçi – Cima

Reperi i njohur shqiptar, 2 Ton, e kishte paralajmëruar për sonte (e premte) publikimin e këngës së tij më të re.

Mirëpo kënga me titull “Fytyra jote” e paraparë të publikohej sot, është shtyrë për ditën e nesërme (e shtunë), dhe këtë e ka bërë të ditur vet reperi ferizajas përmes një njoftimi në InstaStory.


2 Ton ka bërë të ditur se kjo shtyrje është bërë për shkak të ndarjes nga jeta të aktorit të humorit, Rasim Thaçi – Cima.

"COVID shkofsh e mos u kthefsh", vargjet e këngës satirike që Cima i këndoi vetëm pak javë para se të vdiste
Lexo po ashtu "COVID shkofsh e mos u kthefsh", vargjet e këngës satirike që Cima i këndoi vetëm pak javë para se të vdiste

“Për shkak të vdekjes së aktorit tinë Rasim Thaçi – Cima, klipi shtyhet për nesër! Ngushëllime familjes”, ka shkruar 2 Ton.

Foto: 2 Ton/InstaStory

Reperi nga Ferizaj, emri i vërtetë i të cilit është Arton Avdyli, është njëherësh duke shijuar edhe suksesin e projektit të tij muzikor “Kampion”, të cilin e publikoi vetëm pak javë më parë.

Përndryshe, humoristi Rasim Thaçi – Cima humbi betejën e tij me virusin COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, teksa varrimi i tij është paralajmëruar për të shtunën. /Telegrafi/