Zyrtare: Shabani transferohet në Skënderbeun e Korçës

Mesfushori kosovar i cili ishte ndër më të merituarit për suksesin e dyfishtë të Ferronikelit, Bujar Shabani nga sot e tutje do të jetë pjesë e gjigantit shqiptar, Skënderbeu.
Talenti ferizajas ka arritur marrëveshje me korçarët dhe ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.
Ish-anëtari i Dritës dhe Ferizajt, Bujar Shabani pritet t’i bashkohet bardh e kuqve në përgatitjet në Austri dhe do të mund të luaj në kualifikimet për në Ligën e Kampionëve.
Futbolli kosovar u varfërua me ikjen e Shabanit, ndërsa ai shqiptar i pasurua me njërin nga mesfushorët më të mirë në Kosovë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































