Zyrtare: Rashica transferohet në Vitesse

“Kur te kthehem nga Kombëtarja do të nënshkruaj kontratë me ekipin nga Holanda, Vitesse, pasi gjithçka është kryer dhe ka mbetur vetëm nënshkrimi”, është shprehur shumë shkurt Rashica për SportPlus.
Ndërkaq për detajet tjera, gazeta e ka kontaktuar babain e futbollistit, Nexhmedin Rashica, i cili ka theksuar se është shumë i kënaqur që djali i tij, do të jetë pjesë e një skuadre të njohur holandeze.
“Miloti do të nënshkruaj kontratë për dy vite e gjysmë me ekipin nga Holanda, Vitesse. Ai ka qenë tri javë në prova me ekipin e dytë, e pastaj duke e parë talentin e tij, e kanë dërguar edhe dy javë të tjera në ekipin e parë dhe më pas është arritur marrëveshja”.
“Jam shumë i kënaqur që Miloti ka kaluar me suksese të gjitha provat që i ka pasur dhe tani karriera e tij mund të jetë shumë e suksesshme. Nënshkrimi mbi kontratë do ta firmos pasi të kthehet në Holandë pasi aktualisht është me Kombëtaren e Shqipërisë U-19”, ka thënë Nexhmedin Rashica. /Telegrafi/



















































