Kampion me Trepçën ’89 dhe dalja në Evropë – Florent Hasani kujton kohën në Mitrovicë


Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte futbollisti i njohur kosovar Florent Hasani. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Exfis dhe Heineken.
Gjatë bisedës, Hasani u ndal te fillimet e tij si futbollist i ri, duke kujtuar sfidat dhe zhvillimin e tij te Trepça 89’, klub ku u formësua si lojtar.
“Trepça ’89 ka qenë njëra ndër periudhat më të mira të karrierës. Kam qëndruar dy vite e gjysmë. Viti i parë ka qenë problematik për mua, si lojtar i ri 18-vjeçar”.
“Ai sezoni pati përfunduar si përfundoi. E patëm filluar shumë mirë në vend të parë disa ndeshje pa humbje, pastaj kemi ra”.
“Përfundon viti i parë dhe klubi vendos që në vitin e dytë me hy vetëm me lojtarë të rinj, me talenta”.
“Na lanë lojtarë me përvojë vetëm Shpëtim Idrizin, Ilir Izmakun, Edon Pasomën dhe gjithë lojtarët tjerë 19-20 vjeç dhe e mbaj mend në të gjitha mediat kemi qenë kandidati i parë për të rënë nga liga”.
“Por kemi bërë përgatitje shumë të mirë, çdo ditë kemi punuar shumë edhe kur kemi filluar ndeshjen e parë me Gjilanin 1-1 ka qenë rezultati, kemi pasur dy kartona të kuq dhe fitojmë ne 1-2 me golin tim në minutën e 85-të diku. Që nga ajo ndeshje nuk kemi pasur të ndalur fare”, ka rrëfyer Hasani.
Episodin e plotë me Florent Hasanin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com







































