Zyrtare: Plantak emërohet trajner i Trepçës

Drejtuesit e klubit nga Mitrovica, të mërkurën kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me trajnerin kroat. Plantak me Trepçën do të firmosë kontratë trevjeçare, kurse krahas ekipit të parë do të punojë edhe me gjeneratat e reja. Ilir Selmani do të jetë bashkëpunëtori i tij.
“Me Neven Plantakun kemi arritur marrëveshje dhe në momentin që do të hapet palestra, ai do të vijë në Mitrovicë për ta filluar punën dhe do të bashkëpunojë me Ilirin. Marrëveshja me Plantakun është trevjeçare. Ai do të aktivizohet edhe me gjeneratat e reja”, është shprehur zyrtari i Trepçës, Kemajl Muja.
Pikërisht Plantak i’a solli titullin e fundit Trepçës në edicionin 2011-12. Ai vjen nga Kroacia.

Nga
Telegrafi
18/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































