Zyrtare: Peja nuk kthehet në Superligë

Peja ishte përjashtuar nga liga elitare pasi lojtarët e klubit kishin braktisur ndeshjen e tretë finale të Play-offit ndaj Prishtinës në mes të dy pjesëve, raporton koha.net.
Kryetari i KB Pejës, Art Gashi, ka thënë për “Kohën Ditore” se pas këtij vendimi ata do të ankohen në institucionet më të larta të basketbollit në botë.
“Do të ankohemi në FIBA dhe KAS”, ka thënë shkurt Gashi.
Ditë më parë klubi i basketbollit Peja kishte paraqitur ankesë të re për vendimin e KD-së, por kjo është refuzuar nga Komisioni Arbitrar.
Përpos përjashtimit nga Superliga, Peja ishte gjobitur edhe me 2 mijë euro. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































