LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Liga Premier vendos rregulla të reja, tani do shikohen ndeshjet e ndërsjella

Zyrtare: Liga Premier vendos rregulla të reja, tani do shikohen ndeshjet e ndërsjella

Liga Premier ka njoftuar klubet se ka vendosur të bëjë ndryshime para fillimit të sezonit 2019/20.

Kanë mbetur më pak se një muaj deri në nisjen e sezonit të ri në Ligën Premier, por bordi drejtues tashmë ka njoftuar klubet në lidhje me ndryshimet e reja.


Liga Premier ka njoftuar tashmë klubet se nga sezoni i ri do të shikohen ndeshjen mes vete nëse klubet përfundojnë me pikë të barabarta për të vendosur titull, përcaktuar një vend në Evropë apo për të rënë nga kategoria.

Liga Premier me gjashtë rregulla të reja nga sezoni 2019/2020
Lexo po ashtu Liga Premier me gjashtë rregulla të reja nga sezoni 2019/2020

“Nëse dy ose më shumë klube përfundojnë me pikë të barabarta në tabelë kur konkurrojnë për titull ose kualifikimin në garat evropiane, ose kur janë në rrezik nga rënia nga kategoria, rezultate e tyre mes vete tani do të përdoren për t’i zgjedhur ato”, thuhet fillimisht në njoftimin e Ligës Premier.

“Në sezonet e mëparshme, ekipet e përfshira në këto beteja specifike që përfunduan me të njëjtat pikë, diferencë të golave ​​dhe numrin e golave ​​të shënuar do të ndesheshin kundër njëri-tjetrit në një lojë. Por, kjo ndeshje shtesë tani ka më pak gjasa”.

“Në sezonin 2019/20 skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në duelet e ndërsjella mes skuadrave që kanë pikë të barabarta, diferencës së golave ​​dhe numrit të golave ​​të shënuar, do të marrë vendin më të lartë në tabelë, ndërsa skuadra me më pak do të marrë vendin më të ulët”.

Të gjitha lajmet rreth Ligës Premier
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ligës Premier

“Nëse klubet kanë të gjitha të dhënat e barabarta, skuadra që shënoi më shumë gola si mysafirë në ndeshjet mes vete do të fitojë pozitën më të lartë”.

“Vetëm nëse klubet mbeten prapë të barabartë atëherë do të organizohet një lojë në fushë neutrale, me formatin, kohën dhe vendin që përcaktohet nga Bordi i Ligës Premier”, mbyllet njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori