Zvogëlohet dënimi për Mourinhon


Ky revidim i vendimit të UEFA-s vjen pas apelit bërë nga skuadra mbretërore. Sipas vendimit të ri, Mourinho është dënuar me vetëm 30 mijë euro në vend të 40 mijë dhe është dënuar me një ndeshje mos prani në stol, në vend të dënimit të tjetër ku pos një ndeshje suspendimi, ishte paraparë dhe një tjetër në rast se brenda tri viteve Mourinho bën një incident të ngjashëm.
Këto dënime UEFA i shpërndau për hierarkinë e Real Madridit pasi Jose Mourinho me qëllim detyroi Sergio Ramosin dhe Xabi Alonson të ndëshkohen me kartonë të kuqë, për të qenë të pastër për fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/12/2010
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate








































