LAJMI I FUNDIT:

Zidane zbulon se kush e meriton Topin e Artë këtë vit, përgjigja e tij është epike

Zidane zbulon se kush e meriton Topin e Artë këtë vit, përgjigja e tij është epike

Zinedine Zidane beson se Karim Benzema dhe pjesa tjetër e skuadrës së Real Madridit të gjithë e meritojnë të fitojnë Topin e Artë të këtij viti.

Benzema ka qenë pika qendrore e skuadrës së Zidanes, duke siguruar 19 gola në 35 paraqitje në La Liga këtë sezon.


Falë përpjekjeve të tij, Reali mund të fitojë titullin e tyre të parë në La Liga që nga viti 2017 nëse fitojnë kundër Villarrealit sot (e enjte) ose nëse Barcelona nuk arrin të mposht Osasunan.

Benzema kalon Puskasin, bëhet golashënuesi i pestë më i mirë në histori të Real Madridit
Lexo po ashtu Benzema kalon Puskasin, bëhet golashënuesi i pestë më i mirë në histori të Real Madridit

Sulmuesi francez është emëruar si njëri nga favoritët për Topin e Artë të këtij viti, pas golave të shumtë në kampionatin elitar spanjoll, megjithëse menaxheri i tij beson se ai është vetëm njëri nga shumë prej tyre që meritojnë ta fitojnë çmimin.

“Në futboll, të gjithë mund të thonë. Për mua, lojtarët e mi janë më të mirët”, ka thënë fillimisht trajneri i Real Madridit.

“Karim nuk është vetëm këtë vit, ai ka bërë shumë mirë për shumë vite. Topin e Artë e fiton vetëm një, dhe të gjithë mund të komentojnë, por për mua të gjithë lojtarët e mi e meritojnë atë”, përfundoi Zidane.

Të tre bashkë kanë 100 vjet - Ramos, Modric dhe Benzema, po e udhëheqin Real Madridin drejt titullit
Lexo po ashtu Të tre bashkë kanë 100 vjet - Ramos, Modric dhe Benzema, po e udhëheqin Real Madridin drejt titullit

Momentalisht, Real Madridi është katër pikë para Barcelonës dhe i duhen vetëm dy pikë nga dy ndeshjet e tyre të fundit të sezonit për të kërkuar titullin e 34-të në La Liga.

Nëse djelmoshat e Zidane mundin Villarrealin sot, ata do të sigurojnë titullin kampion një ndeshja para mbylljes së sezonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori