LAJMI I FUNDIT:

Benzema kalon Puskasin, bëhet golashënuesi i pestë më i mirë në histori të Real Madridit

Benzema kalon Puskasin, bëhet golashënuesi i pestë më i mirë në histori të Real Madridit
Karim Benzema (Foto: B/R Football/Twitter)

Karim Benzema ka blinduar pozitën e pestë në listën e golashënuesve kryesorë të historisë të Real Madridit.

Real Madridi arriti të fitojë me rezultat të pastër 3-0 ndeshjen e tyre në La Liga ndaj Valencias.


Golat në këtë fitore të Mbretërve u shënuan nga Karim Benzema (61’, 86’) dhe Marco Asensio (74’).

Spektakël madrilen, Reali triumfon ndaj Valencias me tre super gola në pjesën e dytë
Lexo po ashtu Spektakël madrilen, Reali triumfon ndaj Valencias me tre super gola në pjesën e dytë

Me këto dy gola, Benzema ka arritur të kalojë një legjendë të madhe të klubit si Ferenc Puskas në listën e golashënuesve.

Benzema ka kaluar në pozitën e pestë të golashënuesve në histori të klubit me 243 gola, ndërsa Puskas ka mbetur i gjashti me 242 gola.

Pozita e parë mbahen nga ylli portugez, Cristiano Ronaldo me 450 gola, ndërsa Raul Gonzalez është i dyti me 323 gola.

Në vendin e tretë renditet Alfredo di Stefano me 308 gola, teksa në vendin e katërt gjendet Carlos Alonso Gonzaez i njohur ndryshe si Santillana.

Më poshtë keni listën e golashënuesve më të mirë në histori të Real Madridit:

/Telegrafi/