LAJMI I FUNDIT:

Spektakël madrilen, Reali triumfon ndaj Valencias me tre super gola në pjesën e dytë

Spektakël madrilen, Reali triumfon ndaj Valencias me tre super gola në pjesën e dytë
Real Madrid . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Real Madridi ka marrë një fitore të lehtë ndaj Valencias me rezultat 3-0.

Los Blancos kanë shkëlqyer përballë ‘Lakuriqëve’, duke i dominuar gjatë gjithë ndeshjes, edhe pse golat u shënuan vetëm në 30 minutat e fundit të takimit.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultatin e barabartë 0-0, ku vlen të përmendet goli i anuluar për pozitë jashtë loje i Rodrigos së mysafirëve.

Por në pjesën e dytë djelmoshat e Zinedine Zidane treguan fuqinë e vërtetë, duke shënuar tre gola në portën e Jasper Cillessen.

Serinë e golave e hapi Karim Benzema që realizoi në minutën e 61-të pas një asistimi maestral të Eden Hazard.

Eden Hazard dhe Karim Benzema. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Në minutën e 74-të u inkuadrua në lojë Marco Asensio që ishte një rikthim për të në fushë pas një lëndimi të gjatë.

Ylli spanjoll realizoi me ta prekur për herë të parë topin pas një asistimit nga francezi Ferland Mendy.

Kryeqytetasit nuk u ndalen me dy gola dhe në minutën e 86-të u përkujdes Karim Benzema që ta shënoj golin më të mirë në këtë ndeshje për rezultatin përfundimtar 3-0.

Krejt në fund të ndeshjes vlen të përmendet që mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të koreanit Lee Kangin pas ndërhyrjes të ashpër ndaj Sergio Ramos.

Marco Asensio . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Kjo fitore e mbanë Realin në pozitën e dytë në tabelë me 62 pikë, dy më pak se lideri Barcelona.

Ndërkohë Valencia mbetet në pozitën e tetë me 43 pikë dhe përkundër humbjes vazhdon të mbetet fuqishëm në garë për një vend që i dërgon në garat evropiane edicionin e ardhshëm.

Ndeshjen e radhës Reali e zhvillon të dielën në udhëtim te Real Sociedad, ndërsa Valencia e pret Osasunën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori