LAJMI I FUNDIT:

Zhurmë dhe dronë që ndjekin njerëzit, fqinjët ankohen për Rita Orën dhe miqtë e saj në fermën ku ata janë izoluar

Zhurmë dhe dronë që ndjekin njerëzit, fqinjët ankohen për Rita Orën dhe miqtë e saj në fermën ku ata janë izoluar

Rita Ora i ka lënë fqinjët të tërbuar teksa po kalon izolimin e COVID-19 në një shtëpi në fermë me qira, 150 milje larg nga vendbanimi i saj në Londër.

Këngëtarja, 29 vjeçe, thuhet se po qëndron me pesë vetë në pronën rurale Cotswolds në Anglinë jug-perëndimore në një udhëtim të rezervuar para pandemisë coronavirus që mbërtheu kombin.


Me këtë grup miqhs me të cilët ajo mbeti e izoluar, këngëtarja kishte shkruar për të punuar rreth albumit të saj më të ri, shkruan DailyMail.

Rita dhe miqtë e saj thuhet se i kanë lënë banorët e zonës të tërbuar pasi ata i ndaluan shëtitjet publike aty pranë dhe përdorët një dron për t’i ndjekur fqinjët që kalojnë andej pari.

Ritës gjithashtu i ka ‘bërtitur edhe një fermer’, pasi ajo dhe miqtë e saj hynë në tokën e tij private.

Ylli mbërriti në shtëpinë e fermës më 21 mars para se kryeministri Boris Johnson të jepte urdhërin që Mbretëria e Bashkuar të shkonte në karantinë, raporton The Sun.

Tabloidi britanik gjithashtu pretendon se një fqinj i zonës ka shkruar për një grup banorësh në internet: “Me siguri ajo duhet të kishte respektuar rregullat dhe të kishte qëndruar në Londër?”

Ndërsa një fiqnj tjetër thuhet se ka akuzuar stafin e sigurimit të Ritës se ka bërë për të qarë djalin e saj shtatë vjeç, në një shteg publik aty pranë me një dron që u përdor për t’i “ndjekur” ata ndërsa iknin.

Megjithatë, përkundër pretendimit të furishëm për qëndrimin e saj, një shoqe e Ritës i tha The Sun: “Ajo është serioze për bllokimin e coronavirusit dhe e bën atë duke u izoluar dhe duke mos udhëtuar për në shtëpinë e saj në Londër”.

Ata gjithashtu mohuan të kenë bërë ‘party’ apo ndonjë organizim që të shqetësojë vendasit në atë zonë.

Rita përndryshe ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi nga shtëpia në fermë ku po qëndron këto ditë.

Ylli zbuloi kohët e fundit se nëna e saj e frymëzoi atë që të bëhej vullnetare e NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar) gjatë pandemisë.

Rita është vetëm një nga 750,000 banorë të Mbretërisë së Bashkuar që iu përgjigj thirrjes së qeverisë për t’u regjistruar si vullnetare e NHS, për të përfunduar detyra të tilla si shpërndarja e ilaçeve thelbësore ose sigurimi i transportit për ata që kanë nevojë për trajtim mjekësor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori