LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet lista e këngëve të albumit “USA” nga PINT

Zbulohet lista e këngëve të albumit “USA” nga PINT

Hip hop grupi PINT në përbërje nga Lyrical Son dhe MC Kresha, do të publikojnë së shpejti një prej projekteve më të mëdha ndonjëherë në hip hopin shqiptar.

Bëhet fjalë për albumin e shumëpritur tash e dy vjet, “United States of Albania” i cili ka qenë në përgatitje e sipër.


Tashmë është konfirmuar edhe lista e këngëve të albumit, i cili do të ketë hiç më pak se 23 këngë.

View this post on Instagram

beautiful thoughts inna disturbed mindset 🌶

A post shared by MC Kresha (@tavnikcity) on Jan 21, 2019 at 5:23am PST

Disa prej këtyre këngve janë publikuar, si për shembull “Mafia Shqip’, “Boulevard”, “Menemadhe” dhe “Hey Girl”, ndërsa 19 këngë të tjera janë të pa dëgjuara për tregun e hip hopit shqiptar.

Shumica e këngëve janë realizuar nga Strike Beatz dhe K-Master, dy producentët kryesorë të PINT që nga themelimi i grupit.

Edhe pse artistët kanë publikuar listën e këngëve, ata nuk kanë konfirmuar datën e lansimit, përveç se ai lansohet shumë shpejt.

Ky projekt rikthen fuqishëm PINT në piedestalin e hip hopit shqiptar pas një pauze të konsiderueshme me artistët që si duekt ishin të zënë duke punuar në manifestin e tyre madhështor të hip hopit.

Në fakt Mc Kresha dhe Lyrical Son para pak ditësh lansuan projektin “Menemadhe” me Ledrin.

Një videoklip ky i cili u prit mirë dhe konfirmon një nga shumë bashkëpunimet të cilat do të jenë pjesë e albumit.

/Telegrafi/