LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen emrat e 20 lojtarëve që kanë shënuar më shumë penallti në këtë shekull

Zbulohen emrat e 20 lojtarëve që kanë shënuar më shumë penallti në këtë shekull

Superylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo kryeson garën për numrin e më shumë penalltive të shënuara në futbollin e klubeve në shekullin e 21-të, duke u renditur përpara rivalëve si Lionel Messi dhe Zlatan Ibrahimovic.

Shënimi i golave nga pesë herë fituesi i Topit të Artë e kanë çuar atë drejt statusit të golashënuesit më të mirë si në futbollin e klubeve ashtu edhe në skenën ndërkombëtare.


Faqja PopFoot ka përpiluar të dhënat se sa mirë kanë performuar lojtarët nga goditja e penalltive për klubet e tyre dhe Ronaldo doli në krye të listës me një distancë të konsiderueshme.

Ronaldo, i cili ka shënuar më shumë gola me kokë se çdo lojtar tjetër këtë shekull, ka shënuar me sukses plot 128 herë nga penalltitë në karrierën e tij të jashtëzakonshme si lojtar.

Numri i golave nga pika e bardhë të sulmuesit 37-vjeçar portugez është shumë më i lartë nëse merret parasysh penalltitë e shënuara me Portugalinë.

Messi renditet i dyti në listë pas rivalit të tij, Ronaldo, me superyllin e Paris Saint-Germain që ka shënuar 84 herë nga penalltitë.

Sulmuesi i Milanit, Ibrahimovic siguron vendin e tretë me 78 penallti të shënuara, ndërsa legjenda e Romës, Francesco Totti dhe Ciro Immobile dolën respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë.

Më poshtë janë emrat e 20 lojtarëve që kanë shënuar më shumë penallti në karrierën e tyre në klub këtë shekull, sipas PopFoot.

20.Bruno Fernandes (Manchester United): 39 gola

19.Mark Noble (West Ham United): 40 gola

18.Wayne Rooney (në pension): 40 gola

17.Steven Gerrard (në pension): 42 gola

16.Radamel Falcao (Rayo Vallecano): 44 gola

15.Sergio Aguero (në pension): 46 gola

14.Neymar (Paris Saint-Germain): 46 gola

13.Ruud van Nistelrooy (në pension): 50 gola

12.Edinson Cavani (Manchester United): 50 gola

11.Frank Lampard (në pension): 51 gola

10.Robert Lewandowski (Bayern Munich): 53 gola

9.Ronaldinho (në pension): 57 gola

8.Oscar Cardozo (Libertad): 58 gola

7.Dusan Tadic (Ajax): 58 gola

6.David Villa (në pension): 60 gola

5.Ciro Immobile (Lazio): 61 gola

4.Francesco Totti (në pension): 73 gola

3.Zlatan Ibrahimovic (AC Milan): 78 gola

2.Lionel Messi (Paris Saint-Germain): 84 gola

1.Cristiano Ronaldo (Manchester United): 128 gola

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori