eksperti-banner

Skenës vendore dita-ditës po i shtohen artistë të rinj me aspirata të larta në muzikë.

I tillë është reperi i ri i skenës, i quajtur Young Arti, emri i vërtetë i të ccilit është Art Salihu.


Ai sapo ka nisur karrierën e tij të hip-hopit dhe deri tashmë ka të publikuar disa projekte muzikore.

332865494 592744282765967 2968355597727457803 n Young Arti (Foto: Young Arti/Instagram)

“PRF” dhe “Money Moves” janë dy ndër këngët më të pëlqyeranga publiku, nga ato që Young Arti ka publikuar deri më tash.

Së fundmi, rep-artisti ka qenë i ftuar edhe në emisionin “Me Meriton Mjekiqin”, ku i ka befasuar të gjithë për mirë me këndimin ‘freestyle’.

Në veçanti është pëlqyer ‘cover’-i i këngës “Luvluv”, të cilin Young Arti e interpretoi edhe si në formë dedikimi.

Ai duket i përkushtuar në muzikë dhe punën për projektet e tjera, që do t'i prezantojë së shpejti për publikun. /Telegrafi/