LAJMI I FUNDIT:

Yllit të Ligës Premier të sapo arrestuar i dalin edhe dy akuza për përdhunim

Yllit të Ligës Premier të sapo arrestuar i dalin edhe dy akuza për përdhunim

Futbollisti i Ligës Premier i arrestuar nën dyshimin për përdhunim në Londër mëngjesin e së hënës është arrestuar më tej me dyshimin për dy incidente të tjera përdhunimi, në lidhje me një grua tjetër.

Lojtari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, është liruar me kusht deri në një datë të gushtit.


Disa njësi të Policisë Metropolitane mbërritën në shtëpinë e lojtarit rreth orës 3 të mëngjesit të së hënës dhe ai u dërgua në një stacion aty pranë.

Zbardhen detaje të reja pasi ylli i Ligës Premier është arrestuar nën dyshimin për përdhunim
Lexo po ashtu Zbardhen detaje të reja pasi ylli i Ligës Premier është arrestuar nën dyshimin për përdhunim

Klubi i tij, i cili është në fazën fillestare të para-sezonit, është në dijeni të akuzave shtesë, por nuk ka komentuar.

Arrestimi fillestar i lojtarit ishte në lidhje me një përdhunim të dyshuar që ndodhi muajin e kaluar. Një grua rreth të 20-ave e denoncoi në polici të dielën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Mesdhe.

Dy akuzat shtesë janë në lidhje me një grua tjetër rreth të 20-tave dhe incidentet dyshohet se kanë ndodhur në prill dhe qershor të vitit të kaluar.

Një futbollist i Ligës Premier është arrestuar me dyshimin për përdhunim
Lexo po ashtu Një futbollist i Ligës Premier është arrestuar me dyshimin për përdhunim

Në një deklaratë të Policisë Metropolitane thuhej: “Më 4 korrik, një pretendim për përdhunim të një gruaje rreth të 20-tave u raportua në polici. Është raportuar se përdhunimi i supozuar ka ndodhur në qershor 2022. Më 4 korrik, një 29-vjeçar u arrestua në një adresë në Barnet me dyshimin për përdhunim dhe u dërgua në paraburgim.

“Ndërsa ishte në paraburgim, ai u arrestua më tej me dyshimin për dy incidente përdhunimi që pretendohej se ishin kryer në prill dhe qershor të vitit 2021 kundër një gruaje tjetër rreth të 20-tave. Ai më pas është liruar me kusht deri në një datë në gusht. Hetimet për rrethanat janë në vazhdim”.

Sezoni i Ligës Premier fillon më 5 gusht dhe lojtari gjithashtu pritej të përfaqësonte vendin e tij në Kupën e Botës në Katar këtë dimër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori