LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Barcelonës zbulon prapaskenat: Isha në prova te Real Madridi, por më thanë se nuk isha i mirë për të luajtur aty

Ylli i Barcelonës zbulon prapaskenat: Isha në prova te Real Madridi, por më thanë se nuk isha i mirë për të luajtur aty

Pedri Gonzales është padyshim njëri nga mesfushorët më të talentuar në botë dhe ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me Barcelonën.

19-vjeçari sot konsiderohet si një xhevahir i katalunasve pasi ka fituar një vend në formacionin bazë dhe është njëri nga më të rëndësishmit në Camp Nou.


Por karriera e tij ka mundur të shkoj në një tjetër mënyrë, tri vite më parë kur ai ishte në një provë te rivalët e Barcës, Real Madridi.

Ka qenë vet Pedri që ka zbuluar se në vitin 2018 sa ishte pjesë e Las Palmas kishte shkuar në Madrid për tu provuar te Reali, por që ata e kishin refuzuar.

“Kur luaja tek Las Palmas, Reali më mori për të bërë një provë me ta. Sipas tyre nuk isha në nivelin e duhur. Kështu që qëndrova në ekipin tim dhe mësova shumë aty”.

“Gjëja e mirë ishte se isha afër shtëpisë dhe në moshën 16 vjeçare është mirë që të kesh mbështetjen e të afërmeve të tu”, deklaroi Pedri.

Sigurisht që në Madrid tani janë penduar për refuzimin që i kanë bërë talentit spanjoll, pasi Pedri konsiderohet si njëri nga më të mirët në botë në rolin e tij.

Përveç që është titullar i padiskutueshëm te Barcelona, Pedri ka zënë vend edhe në Kombëtaren e Spanjës ku luan rregullisht nga minuta e parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori