LAJMI I FUNDIT:

“Xhyla apo Xhuli”, Arta Bajrami i reagon ashpër Shota Baraliut në mbrojtje të Xhulianës: Jua ngrënsha prejardhjen qytetare

“Xhyla apo Xhuli”, Arta Bajrami i reagon ashpër Shota Baraliut në mbrojtje të Xhulianës: Jua ngrënsha prejardhjen qytetare

Këngëtarja e njohur shqiptare Arta Bajrami është një mikeshë e ngushtë me një prej banoreve më të përfolura të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura.

Kjo e fundit është “talluar” në raste të caktuar nga disa banorë të tjerë si Mbresa dhe Shota Baraliu, për emrin e saj të vërtetë.


Në fakt emri i vërtetë i Xhulit është Xhylije Nura, të cilin bukuroshja drenicase e ka përvetësuar në ‘Xhuliana’ dhe ‘Xhuli’ – shkurt, për të tingëlluar më modern.

Xhuli iu drejtohet banorëve të BBVK: Të gjithëve do t'ju nxjerr jashtë një e nga një
Lexo po ashtu Xhuli iu drejtohet banorëve të BBVK: Të gjithëve do t'ju nxjerr jashtë një e nga një

E teksa aktorja Shota Baraliu në një prej paraqitjeve të fundit e ka talluar për emrin, duke iu drejtuar me “Xhylë” dhe jo “Xhuli”.

Lidhur me këtë ka pasur një reagim nga shoqja e Xhulit, këngëtarja Arta Bajrami e cila në një shkrim të publikuar në InstaStory, e ka quajtur mjerim faktin që dikush në ditët e sotme të gjykojë mbi emrin e dikujt.

“Xhyla apo Xhuli? Mjerim i madh me pa njerëz të pjekur dhe me karriera të konsiderueshme duke bullizuar dikë për emrin që i është vënë. Populli thotë ‘nuk ke çfarë i bën gomarit, e i mëshon samarit’. Duke mos pasur argumente substanciale për ta luftuar Xhuliana Nurën (nuk kanë ku t’i ngjiten se çika është shtyllë në të gjitha aspektet), i gjuhen për emrin. E çfarë merite ose jo-merite ka një bebe për atë se si familja e emërojnë? Pastaj Xhyla apo Xhuli, çfarë diference bën kjo lojë shkronjash? Ja u ngrënsha juve prejardhjen qytetare edhe emrat modern pasi Xhuli po iu rezulton si katundare. Kjo tregon vetëm se sa të kompleksuar jemi ne si shoqëri”, ka shkruar këngëtarja e hitit “Fiesta” në reagimin e saj.

Foto: Arta Bajrami/InstaStory

Xhuli përndryshe që nga fillimi i spektaklit Big Brother VIP Kosova, ka qenë një prej emrave më aktivë dhe të përfshirë në debate e zhvillime brenda shtëpisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
Kalo në kategori