Xhudistët kosovarë zhgënjejnë në Zagreb

Tre pjesëmarrësit nga Kosova në këtë eveniment, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova, janë eliminuar qysh në xhiron e parë.
Nora, pjesëmarrëse në kategorinë 57 kilogramë, u eliminua nga britanikja Nekoda Davis Smythe, ndërsa Distria, që garoi në 52 kg, i dha fund eksperiencës në këtë eveniment pas humbjes nga Xhudistja nga Luksemburgu, Marie Muller.
Kurse, garuesi i vetëm mashkull, Akili (66 kg), u dorëzua përballë brazilianit Daniel Santos. /Zëri/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
12/09/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































