Xhoxhaj fiton turneun e boksit ‘Adem Jashari’

Boksierë nga 12 shtete të ndryshme të botës, për dy ditë rresht në Pallatin e Sporteve ‘Shani Nushi’, kanë kryqëzuar dorëzat në turneun më të madh të boksit kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jasharit.
Në një atmosferë të bukur sportive, Xhoxhaj fitoi këtë turne që për herë të parë zhvillohet nën ombrellën e AIBA-së.
Në dhjetë meçet finale që u zhvilluan sonte, adhuruesit e këtij sporti patën rastin të shohin boks cilësor në këtë turne, që është i 16-të më radhë.
Padyshim se meçi me i bukur dhe më i fortë ishte dueli në mes Armend Xhoxhaj (Kosovë)-Aleksander Ramo (Shqipëri).
Në një luftë dramatike, Xhoxhaj fitoj këtë duel, megjithëse, përvoja ishte në anën e boksierit nga Shqipëria, mirëpo boksieri i përfaqësues sonë, në dy rundat e para ishte më i mirë, derisa rundi i tretë ishte i baraspeshuar, por në fund Xhoxhaj me meritë iu gëzua fitores.
Luftë interesante solli edhe dueli në mes Kristian Demaj (Shqipëri) dhe Albon Pervizaj (Gjermani).
Pervizaj për të cilin thuhet se është pasardhës i Luan Krasniqit, për disa nuanca u tregua më i mirë, duke e fituar ketë duel që solli boks kualitative.
Juria e këtij turneu shpalli më të mirët. Armend Xhoxhaj u zgjodh boksieri më i mirë, tekniku më i mirë: Ajren Ismetov (Bullgari), boksieri më i mirë vendor: Liridon Zeqiri, çifti më luftarak: Kristian Demaj (Shqipëri)- Albon Pervizaj (Gjermani).
Kupën e trofeut të Turneut Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’, Armend Xhoxhajt ia dorëzoi përfaqësuesi i familjes Jasharaj, Lulzim Jashari. Fituesi i këtij turneu është shpërblyer me 500 euro. /KP/Telegrafi/





















































