Me këtë rast, Xhaka do të ndajë donacionin e planifikuar për KF Vëllaznimi, duke e vazhduar kësisoj traditën e përkrahjes së klubeve kosovare pas ndihmës që më herët i ka dhënë FC Prishtinës, KF Ferronikelit, KF Kosovës, KF Trepçës, KF Llapi dhe shume klubeve e individëve tjerë për çështje bamirësie.

Gjatë qëndrimit në Gjakovë, Ragip e Granit Xhaka do të shoqërohen nga e para e komunës, Mimoza Kusari Lila, dhe bashkëpunëtorët e saj si dhe drejtuesit e KF Vëllaznimi, raporton Koha.net.


Fillimisht, Ragip dhe Granit Xhaka do të bëjnë një shëtitje, nga ora 17:00 - 17:30 në Çarshinë e Vjetër, të shoqëruar nga Kusari-Lila, ndërsa do të ndalet edhe për një kafe në njërën prej kafeneve të qytetit.

Nga ora 18:00 - 18:40 do të zhvillohet ceremonia qendrore në stadiumin e qytetit, ndërsa në orën 19:00 planifikohet të mbahet një konferencë për media në Hotel Roma.

telegrafi sport app