LAJMI I FUNDIT:

Xavi vazhdon të ëndërrojë titullin në La Liga: Nuk dorëzohemi lehtë

Xavi vazhdon të ëndërrojë titullin në La Liga: Nuk dorëzohemi lehtë

Barcelona ka marrë të shtunën në mesditë një fitore spektakolare 4-0 ndaj Getafes duke kaluar në pozitën e dytë në tabelë.

Me tre pikët ndaj Getafes, diferenca e Barcelonës me Real Madridin është vetëm pesë pikë, por që kryeqytetasit spanjollë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.


Barcelona mund të rikthehet sërish në pozitën e tretë, pasi edhe Girona që ka një pikë më pak ka një ndeshje të mbetur.

Barcelona fitore bindëse ndaj Getafes, afrohet në pesë pikë ndaj liderit
Lexo po ashtu Barcelona fitore bindëse ndaj Getafes, afrohet në pesë pikë ndaj liderit

Megjithatë trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka thënë se përkundër diferencës së pikëve, ai nuk dorëzohet për titullin e kampionit dhe do të luftojë përderisa ia lejon matematika.

“Asgjë nuk ndryshon, ne nuk dorëzohemi. Ne e dimë që duhet të fitojmë tri pikë çdo fundjavë. Na kanë mbetur 12, ata kanë 13 ndeshje”.

Pep Guardiola: Kur mbërrita në Barcelonë, 86 për qind e njerëzve nuk më donin
Lexo po ashtu Pep Guardiola: Kur mbërrita në Barcelonë, 86 për qind e njerëzve nuk më donin

“Java e kaluar ishte shumë pozitive, sepse ne e shkurtuam diferencën. Do të jemi shumë të vëmendshëm ndaj Gironas dhe Realit”, deklaroi trajneri katalunas.

Ndeshjen e ardhshme Barcelona do ta ketë një udhëtim shumë të vështirë, pasi do të përballet me Athletic Bilbaon në udhëtim, skuadër që i kishte eliminuar katalunasit nga Copa del Rey. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori