LAJMI I FUNDIT:

Xavi thotë se u prek nga përgjigja e lojtarëve të tij pasi njoftoi largimin nga Barcelona

Xavi thotë se u prek nga përgjigja e lojtarëve të tij pasi njoftoi largimin nga Barcelona

Xavi ka njoftuar se do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni dhe ai këtë njoftim e bëri pas humbjes 3-5 nga Villarreali.

Trajneri spanjoll është befasuar shumë nga fjalët e mira që ka marrë, por edhe nga përgjigja e lojtarëve të tij.


“Isha i befasuar nga fjalët, telefonatat pas njoftimit të largimit tim, u preka nga përgjigja e lojtarëve, ishte spektakolare”, tha Xavi për gazetarët përpara ndeshjes me Osasuna.

E kërkuan edhe më parë, por i refuzoi: Gazeta gjermane zbulon trajnerin që do ta pasojë Xavin te Barcelona
Lexo po ashtu E kërkuan edhe më parë, por i refuzoi: Gazeta gjermane zbulon trajnerin që do ta pasojë Xavin te Barcelona

“Unë jam një Blaugran dhe dua që gjithçka të përmirësohet dhe ne do të japim gjithçka. Dhe mendoj se lojtarët duhet të bëjnë një hap përpara sepse në fund, ne varemi shumë nga frymëzimi i tyre.”

Xavi gjithashtu zbuloi saktësisht se ai mori vendimin për të lënë punën e tij si shef i Barçës.

Laporta thyen heshtjen dhe flet për largimin e Xavit nga Barcelona
Lexo po ashtu Laporta thyen heshtjen dhe flet për largimin e Xavit nga Barcelona

“Besoj se puna jonë nuk vlerësohet sa duhet. E kisha vendosur shumë kohë më parë, që nga fillimi i sezonit”, tha Xavi.

Është për t’u habitur që Xavi pranoi të nënshkruajë një kontratë të re me klubin kur ai tashmë vendosi të largohej pasi marrëveshja e re e Xavi me Barçën u njoftua në shtator të vitit të kaluar. /Telegrafi/